EDHE NË DITËT E NXEHTA FOSHNJAVE JU MJAFTON QUMËSHTI I NËNËS

EDHE NË DITËT E NXEHTA FOSHNJAVE JU MJAFTON QUMËSHTI I NËNËS

Në ditët e nxehta të verës nënat me foshnje kanë dilema nëse fëmijët kanë nevojë për diçka të freskët. Mamitë thonë se mjafton qumështi i gjirit për foshnjat që kanë më pak se gjashtë muaj, ndërsa për fëmijët që kanë filluar me ushqim solid mund të ju jepet edhe ujë.  Poashtu mamitë rekomandojnë që nënat para gjidhënies në ditët me temperatura të larta t’i freskoni gjinjtë me ujë, jo me tendencë për të ftohur qumështin por që lëkura të bëhet më e përshtatshme për fëmijën. Gjithashtu rekomandohet që para se ti jepni fëmijës të pijë të kërkoni një ambient të freskët ose hije. Nënat duhet të konsumojnë sa më shpesh ujë, ndërsa foshnjave tu jepet më shpesh qumësht gjiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.