NJË GRUA LIND PESËNJAKË, RAST NJË NË 52 MILION THONË MJEKËT

NJË GRUA LIND PESËNJAKË, RAST NJË NË 52 MILION THONË MJEKËT

Një gruaja polake e quajtur Dominik Klark, ka lindiur pesënjakë në një spital në Krakov. Foshnjat lindën me prerje cezariane në javën e 29-të të shtatzënisë. Dominik tregon se kjo është një mrekulli e vërtetë, duke qenë se shanset për të mbetur shtatzënë dhe për të lindur trenjakë janë 1 në 52 milionë, siç konfirmojnë mjekët!

Në mesin e pesënjakëve janë tri vajza dhe dy djem, dhe ato janë pagëzuarArijana Dejzi, Çarls Patrik, Elizabet Mej, Evandxhelin Rouz dhe Henri Xhejms.

Vince Clarke, bashkëshorti i kësaj gruaje, është britanik, prandaj emrat janë tipik anglez për fëmijët.

Është interesante se bashkëshortët tashmë kanë shtatë fëmijë, nga 10 muaj deri në 12 vjeç, kështu që familja e tyre tani, me ardhjen e pesënjakeve, ka gjithsej 14 anëtarë!

Planifikuam të kishim një fëmijë të tetë, por doli që kishte më shumë”, ka komentuar shkurt Dominik dhe ka konfirmuar se ndihet mirë pas lindjes.

“Si matematiciente më pëlqejnë statistikat e tilla. Kishim më shumë shanse të fitonim llotarinë sesa të kishim pesënjakë”, përfundoi mami i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.