PSIKOLOGËT ALARMOJNË, PËRDORIMI I TEPËRT I TELEFONËVE RREZIKON SHËNDETIN PSIKO FIZIK

PSIKOLOGËT ALARMOJNË, PËRDORIMI I TEPËRT I TELEFONËVE RREZIKON SHËNDETIN PSIKO FIZIK

Fëmijët dhe të rinjët e vendit masovikisht janë përdorues të rrjeteve sociale si: Facebook, Instagram apo edhe Tik-Tok. Ndërsa psikologët thonë se përdorimi i pa kufizuar në kohë dhe pa kontrrollë i rrjeteve sociale,  shkakton pasoja për shëndetin psiko fizik te rinija. Psikologja Edlira Destani thotë se përgjegjësia bie te prindët pasi që në moshë të vogël ata paisin fëmijët me telefon.

“Prindërit kanë qenë ata të cilët kanë siguruar një aparat telefoni apo gjithçka tjetër në dorën e fëmijës. Dhe e dyta, që ka qenë e pakontrollueshme edhe pse ka qenë e mundur të kontrollohet ka qenë koha se si ata kanë komunikuar.”, u shpreh psikologja, Edlira Destani.

Psikologja poashtu thekson se sidomos në kohën e pandemisë kur u realizua mësimi online u rrit ndjeshëm përdorimi i smartfonëve nga ana e fëmijëve, të cilët përveç për mësim ato i përdornin edhe në rrjetet sociale.

“Filluan për arsye të mira të përdornin telefonat sa ishte koha e pandemisë, por kjo u instalua si një trend që po vazhdonte si një trend shumë herë më të madh për të pasur rrjetet e tyre, për të pasur akauntet e tyre, sepse nëse përpara merrnin pjesë vetëm në You Tube për të parë video apo vetëm në video lojëra, kjo kaloi me një përdorim akoma më të gjerë në Tik-Tok, në Instagram, në You Tube apo thjesht edhe në Facebook.”, theksoi psikologja, Edlira Destani.

Minsitria e Arsimit nuk e ka përjashtuar mundësinë e bllokimit të rrjeteve sociale e sidomos të TIK-tokut në shkolla, pas analizave që do të bëhen për efektin negative që shkaktojnë ato tek fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.