NË DY SHKOLLA NË TETOVË JANË PËRPILUAR LISTA KËRCËNUESE ME EMRAT E NXËNËSVE

NË DY SHKOLLA NË TETOVË JANË PËRPILUAR LISTA KËRCËNUESE ME EMRAT E NXËNËSVE

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në dy shkolla në Tetovë janë përpiluar lista kërcënuese me emra të nxënësve.

Nga MPB bëjnë të ditur se zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në praninë e psikologut, pedagogut dhe prindërve kanë pasur bisedë informative me një të mitur dhe një djalë 11 vjeç.

“Kemi vepruar pas një raportimi të mëhershëm se në banjën në shkollën fillore në të cilën jetojnë kanë lënë letër me emra të nxënësve dhe kërcënime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB shtojnë se është njoftuar Qendra për Punë dhe Politikë Sociale dhe Prokurori Publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme në dy shkolla fillore kishte përpilime të listave me emra të nxënësve, ndërsa këto raste vijnë pas vrasjeve që ndodhën javën e kaluar në Serbinë fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.