SHUMË VAJZA HYJNË NË PUBERTET PARA MOSHËS 8 VJEÇARE- EKSPERTËT PARALAJMËROJNË SHKAQET E MUNDSHME, E DISA JANË ALARMANTE

SHUMË VAJZA HYJNË NË PUBERTET PARA MOSHËS 8 VJEÇARE- EKSPERTËT PARALAJMËROJNË SHKAQET E MUNDSHME, E DISA JANË ALARMANTE

Një numër rekord vajzash nën moshën tetë vjeç janë trajtuar në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar për pubertetin e parakohshëm. Ekspertët pohojnë se arsyeja është ushqyerja e dobët, e cila ka sjellë një epidemi të obezitetit. Kjo është arsyeja pse vajzat kanë menstruacionet e para dhe gjoksi i tyre fillon të zhvillohet edhe para se të shkojnë në shkollë, megjithëse mosha mesatare e pubertetit është rreth 11 vjeç.

Më shumë se 14 për qind e vajzave tani hyjnë në pubertet para moshës tetë vjeçare. Për djemtë situata është po aq serioze, në mesin e 1720 rasteve të fillimit të hershëm të pubertetit kishte deri në 90 fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Puberteti i hershëm mund të jetë edhe pasojë e problemeve me gjëndrën tiroide, vezoret, madje edhe tumoret e trurit dhe shpesh është një çrregullim gjenetik.

Megjithatë shkaku më i zakonshëm është obeziteti,  një numër i tepërt i qelizave yndyrore stimulon prodhimin e hormoneve seksuale.

Prandaj është përgjegjësi e prindërve t’u sigurojnë fëmijëve të tyre ushqim të shëndetshme pa shumë sheqer dhe yndyrë, si dhe aktivitet të rregullt fizik që do t’i lejojë ata të zhvillohen normalisht.

Ekspertët thonë se fëmijët që e kalojnë pubertetin herët fillojnë të pinë duhan, pije alkoolike dhe të bëjnë seks më herët. Këshilla është që të konsultoheni me mjekun nëse një vajzë hyn në pubertet para moshës tetë vjeç dhe një djalë para moshës nëntë vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published.