DHIMBJA E STOMAKUT NUK ËSHTË VETËM DHIMBJE NËSE VAZHDON GJATË, AJO PARALAJMËRON PROBLEM SERIOZ

DHIMBJA E STOMAKUT NUK ËSHTË VETËM DHIMBJE NËSE VAZHDON GJATË, AJO PARALAJMËRON PROBLEM SERIOZ

Dhimbjen e stomakut shpesh e ndërlidhim me konsumimin e ushqimeve të skaduara, ftohjen ose sforcimin e madh. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se dhimbjet në stomak mund të shkaktohen edhe nga probleme të tjera shëndetësore.

Mjekët nga klinika e famshme “Mayo” na e kujtojnë rëndësinë e funksionit të mëlçisë në trupin e njeriut. Ajo mbështet metabolizmin, imunitetin, tretjen, detoksifikimin dhe ruajtjen e vitaminave.

Edhe pse sistemi tretës e ndrëlidhim me organe të tilla si zorrët dhe ezofagun, mëlçia luan një rol të rëndësishëm në tretje dhe ushqim.

Funksioni i tij kryesor është përpunimi i lëndëve ushqyese të përthithura nga zorra e hollë – pohojnë ekspertët e një klinike me reputacion amerikan.

Lëngu nga mëlçia i cili sekretohet në zorrën e hollë luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në tretjen e yndyrave dhe disa vitaminave – thonë mjekët dhe theksojnë se mëlçia pastron kimikatet potencialisht të dëmshme.

Ajo zbërthen dhe sekreton shumë barna që mund të jenë toksike për trupin tuaj. Këto funksione, si dhe shumë të tjera të kryera nga mëlçia, e bëjnë atë një organ jetik të trupit të njeriut, shtojnë mjekët.

Në më shumë se 90% të rasteve tumori shoqërohet me sëmundje kronike të mëlçisë, hepatit B dhe C, cirrozë të mëlçisë, sëmundje metabolike të mëlçisë, përdorimin e alkoolit etilik, agjentëve të ndryshëm kimikë dhe aflatoksinës.

Tumoret e mëlçisë mund të sekretojnë hormone që prekin organet e tjera– shpjegon Shoqata Amerikane e Kancerit.

Në disa raste, kjo mund të shkaktojë hiperkalcemi (nivele të larta të kalciumit në gjak) dhe duke pasur parasysh afërsinë e mëlçisë me stomakun dhe sa shumë ajo e mbështet procesin e tretjes, është logjike që kanceri i mëlçisë mund të shfaqet me shenja që imitojnë një ‘stomak nervoz’.

Hiperkalcemia mund të çojë në nauze dhe të vjella, thonë mjekët.

Meqenëse nauzeja është një simptomë e zakonshme e shumë gjendjeve të ndryshme, si beninje ashtu edhe serioze, është e lehtë t’i atribuohet një sulm i të përzierave helmimit nga ushqimi, infeksionit, ngrënies së tepërt – pohon onkologia Andrea Palca.

– Nëse nauzeja juaj vazhdon ose shoqërohet me të vjella të vazhdueshme, mund të jetë shenjë e një problemi të mëlçisë dhe duhet të shkoni menjëherë te mjeku – thotë ajo uke shtuar se simptoma të tjera të hiperkalcemisë mund të përfshijnë konfuzionin, kapsllëkun, problemet me dobësinë e muskujve, etje e madhe dhe urinim i shpeshtë.

Kanceri i mëlçisë në fazën e hershme shpesh nuk ka simptoma.

Për fat të keq, është e mundur që kanceri të mos shfaqë asnjë simptomë në fazat e hershme”, thotë mjekja duke shtuar se infeksioni kronik i hepatitit B ose i hepatitit C përfaqëson rrezikun më të madh për zhvillimin e kancerit të mëlçisë.

Simptomat më të zakonshme të një mëlçie të sëmurë:

 

– humbje peshe;

– humbje e oreksit;

– dhimbje dhe ënjtje në pjesën e sipërme të stomakut;

– dobësi;

– verdhëz;

– jashtëqitje e bardhë;

Leave a Reply

Your email address will not be published.