STRESI I RRITUR GJATË PANDEMISË NDIKOI NË CILËSINË E JETËS TË FËMIJËVE ME SHKAKTIMIN E DHIMBJES SË KOKËS

STRESI I RRITUR GJATË PANDEMISË NDIKOI NË CILËSINË E JETËS TË FËMIJËVE ME SHKAKTIMIN E DHIMBJES SË KOKËS

Pandemia e Covid -19 ka ndikuar ndjeshëm në shpeshtimin e dhimbjes së kokës te fëmijët. Një studim i ri në “Journal of Child Neurology” tregon se shumë fëmijë kanë përjetuar dhimbje koke më të shpeshta, ndryshim në emocione dhe përkeqësim të ankthit të cilat ndërlidhen me stresin, uljen e aktivitetit fizik dhe zgjatjen e kohës së qëndrimit para ekranit.

Hulumtimi i botuar në këtë revistë treguan se stresi i në rritje i cili lidhet me ndryshimet në jetën e përditshme, praktikat e distancimit social, frika dhe ankthi për kërcënimin e sëmundjes ndaj vetes dhe të tjerëve të shkaktuara nga pandemia ndikoi në cilësinë e jetës tek fëmijët çrregullime të dhimbjes së kokës.

“Këto rezultate kanë vërtet ndikim për mua si mjek dhe prind. Është e rëndësishme që të kuptojmë më mirë se si stresi dhe ndryshimet në rutinë ndikojnë në mirëqenien dhe disponimin e fëmijëve. Gjëra të tilla si lëvizja në një mjedis virtual mund të kenë rezultuar në ndjenja të izolimit dhe ankthit për fëmijët dhe rritja e kohës para ekranit mund të ketë luajtur një rol në dhimbje koke më të shpeshta.”– Marc DiSabella, autori kryesor i studimit dhe drejtor i Programit të Dhimbjes së Kokës në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve.

Migrena dhe çrregullimet e tjera të dhimbjes së kokës janë jashtëzakonisht të shpeshta tek adoleshentët dhe fëmijët. Në studim, 107 pacientë plotësuan një pyetësor nga vera e vitit 2020 deri në dimër të vitit 2021 ku ishin shqyrtuar ndryshimet në karakteristikat e dhimbjes së kokës dhe faktorët e stilit të jetesës që nga fillimi i pandemisë. Sondazhi zbuloi:

  • Para pandemisë, 60% e pacientëve raportuan se kishin dhimbje koke më pak se 15 ditë të muajit. Pas fillimit të pandemisë, ky numër ra në 50%.
  • Pacientët që raportonin dhimbje koke të vazhdueshme ditore shkuan nga 22% para pandemisë në 36% pas fillimit të pandemisë.
  • 49% e pacientëve raportuan se dhimbja e kokës I ishte përkeqësuar që nga fillimi i pandemisë.
  • 54% e pacientëve raportuan se nivelet e tyre të aktivitetit fizik u ulën për shkak të pandemisë.
  • Kur u pyetën për përdorimin e ekranit gjatë pandemisë, 61% e pacientëve raportuan se përdornin ekrane për më shumë se gjashtë orë në ditë.

Autorët e studimit vënë në dukje se nuk është përcaktuar ende qartë nëse zgjatja e kohës para ekranit përkeqëson apo jo dhimbjet e kokës. Megjithatë, pacientët dhe familjet citojnë në mënyrë rutinore përdorimin e ekranit si një nga shkaktarët e dhimbjes së kokës. Mungesa e ushtrimeve fizike gjithashtu përmendet shpesh si njëri nga shkaktarët e migrenës.

“Të kesh një dhimbje koke çdo ditë, gjatë gjithë kohës, pa pushim në vend, është me të vërtetë zhgënjyese për fëmijët dhe prindërit e tyre. Ata thjesht duan të jenë një fëmijë normal, por nuk kanë kontroll se kur dhimbja rritet dhe papritur nuk janë në gjendje të bëjnë aktivitete të thjeshta si leximi i një libri ose takimi me miqtë, gjë që shton pasigurinë për të ardhmen e tyre”- shton Dr. DiSabella.

Të anketuarit raportuan gjithashtu përkeqësim të ankthit, humorit dhe ngarkesë në detyra, e cila sipas autorëve mund të prekë pacientët e vegjël me dhimbje koke marrë parasysh shkallën e tyre të rritur të ankthit dhe depresionit.

“Ne e dimë tashmë se pacientët me çrregullime të dhimbjes së kokës kanë shkallë disproporcionale të lartë të ankesave të humorit duke përfshirë simptomat e ankthit dhe depresionit. Fakti që pacientët tanë raportuan se kjo u përkeqësua gjatë karantinës është një stres shtesë në jetën e tyre tashmë komplekse, duke menaxhuar dhimbjen, shkollën dhe aktivitetet jashtëshkollore.”- shton Dr. DiSabella. ”

Ndërsa studimi është i kufizuar nga madhësia e masës dhe këndvështrimi vëzhgues, studimet e ardhshme të bazuara në popullatë do të shpjegojnë më tej ndikimin e kësaj pandemie te fëmijët që vuajnë nga dhimbja e kokës. Në ndërkohë, Dr. DiSabella rekomandon që prindërit të flasin me fëmijët e tyre se si pandemia ka ndikuar në dhimbjet e kokës dhe disponimin e tyre. Ai gjithashtu rekomandon t’u ofrohet fëmijëve ndihmë, qoftë në shtëpi ose me një profesionist të trajnuar në psikologjinë e fëmijëve.

Studimi është publikuar në News-medical.net dhe bazohet në të dhënat e SHBA-ve.

Përkthyer dhe adaptuar nga Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.