ELENA LUCREZIA PESHKOPIA, GRUAJA E PARË NË BOTË DOKTORANTE NË FILOZOFI

ELENA LUCREZIA PESHKOPIA, GRUAJA E PARË NË BOTË DOKTORANTE NË FILOZOFI

Gruaja e parë në botë që ka arritur të marrë doktoraturën në filozofi që në vitin 1678, është dhe Elena Lucrezia Peshkopia.

Por pak shqiptarë e dinë se Elena ishte me origjinë shqiptare.  Gjatë shekullit kur jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Evropë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një prej universiteteve më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së gruas së parë doktorate. Në shenjë respekti, portreti i saj është vendosur gjithashtu në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin. Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia.

Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë  në 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të. Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni  financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte dizajnuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenë, Londër. Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias  është lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejt perëndimit si pasojë e pushtimit osman.

Leave a Reply

Your email address will not be published.