31 TË VDEKUR,1222 TË INFEKTUAR-KOVID- 19 VEND

31 TË VDEKUR,1222 TË INFEKTUAR-KOVID- 19 VEND

Në 24 orët e fundit u regjistruan 31 persona të vdekur dhe 1222 të rinj të infektuar, tha Ministria e Shëndetësisë. Janë kryer 4342 testime për Kovid 19. .

Nga të infektuarit, në Shkup janë 649, Manastir 61, Tetovë 56, Kumanovë 55, Veles 50, Kavadar 49, Gostivar dhe Prilep 35, Strumicë 34, Ohër 26, Shtip 20, Negotinë 19, Koçani 18, Strugë 16, Kërçovë dhe Gjevgjeli nga 14, Radovish 12, Kriva Pallankë 9, Makedonski Brod dhe Dellçevë nga 6, Berova, Resnja, Sveti Nikolla dhe Valandova nga 5, Bogdanci dhe Dibra nga 4, Demir Hisari dhe Vinica nga 3, dhe në Dojran, Kratovë, Probishtip dhe Demir Kapi nga një rast i ri.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve, 157 janë riinfeksione. Janë regjistruar 1502 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 fatalitete të moshës 53 deri në 89 vjeç.

Sipas Regjistrit të Vdekjeve me diagnozë të Kovid-19 nga Termini Im janë raportuar edhe 10 persona të tjerë të vdekur nga mosha 63 deri në 86 vjeç. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën prej 3 deri më 10 Shkurt.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve (n = 31), 9 persona ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa në 30 persona janë regjistruar sëmundje shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 286.096, numri i të shëruarve është 265.945, numri i të vdekurve është 8.736 dhe numri i rasteve aktive është 11.415.

Leave a Reply

Your email address will not be published.