MOTI SOT: PARADITE ME VRANËSIRA, PASDITE ME DIELL

MOTI SOT: PARADITE ME VRANËSIRA, PASDITE ME DIELL

Moti sot në orët e paradites do të jetë me vranësira, në juglindje vende-vende me reshje të dobëta shiu. Pasdite do të ketë periudha me diell ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu.

Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 1 deri në 4 gradë celsius ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti paradite do të jetë me vranësira ndërsa pasdite me periudha të paraqitjes së diellit. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë celsius.

Gjatë javës vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira, të mërkurën priten reshje të dobëta të shiut lokal. Në fund të javës temperatura ditore do të ketë rritje të ndjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.