50% E TË RRITURVE DHE 30% E FËMIJËVE NË RMV KANË PROBLEM ME MBIPESHËN 

50% E TË RRITURVE DHE 30% E FËMIJËVE NË RMV KANË PROBLEM ME MBIPESHËN

Obeziteti gjithnjë e më i pranishëm te popullsia në Maqedoninë e Veriut. Llogaritet që gjysma e popullsisë tek të rriturit të kenë problem me mbipeshën. Mjekët thonë se obeziteti është faktor shumë i rrezikshëm për shëndetin, sepse shkakton shumë sëmundje kronike, si: diabeti, kolesteroli, sëmundjet kardiovaskulare, e madje edhe disa lloje të karcinomit.

Kjo problematikë bëhet edhe më alarmante pasi kohën e fundit është mjaft prezente edhe tek fëmijët, pasi llogaritet se një e treat e fëmijë është me mbipeshë apo obez. Të dhënat flasin se tek fëmijët meshkuj është ulur numri i obezëve dhe është rritur numri i femrave që kanë problem me mbipeshën.

“Për diabet tip 2 për të cilën sëmundje pretendohet që mosha më e hershme e paraqitjes është  40 vjeç e sipër, tani kjo sëmundje shfaqet shumë më herët, madje edhe tek fëmijët shfaqet diabet – tip 2, gjë që nuk është e zakonshme. Mbipesha përbën problem edhe për sëmundjet kardiovaskulare, ushqen karcinomin.

Obeziteti është faktor rreziku për disa lloje të kancerit. Shfaqja në moshë të hershme e këtyre sëmundjeve, mund të thuhet që e ka një faktor të vetëm rreziku, mbipeshën.” thot  mjeku i Institutit të shëndetit publik, Igor Spirovski. Keq ushqyerja apo marrja e kalorive të tepërta përmes ushqimit të shpejtë dhe aktiviteti i dobët fizik janë faktorët kryesorë që ndikojnë në epideminë e mbipeshës dhe obezitetit në mbarë botën.

Për të parandaluar këtë problem, sipas ekspertëve duhet të organizohen më shumë aktivitete fizike falas nëpër shkolla dhe institucione.

“Duhet të organizohen gara të ndryshme të çdo lloj tipi të aktivitetit fizik. Të mbahen falas orë të posaçme për ushqime fizike nëpër shkolla, nëpër universitete, për të punësuarit në institucionet publike si dhe në ndërmarrjet private.”, shprehet studentja në Fakultetin farmaceutik, Margarita Taneva. Obeziteti është problem, i tër botës.

Statistikat e OBSh-së flasi  se rreth 13 milionë njerëz në botë vdesin për shkak të sëmundjeve që lidhen më obezitetin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.