A JEMI PARA NJË VALE TË RE TË KOVID 19?

A JEMI PARA NJË VALE TË RE TË KOVID 19?

Ditëve te fundit në vend dhe rajon janë shënuar rritje të rasteve me Covid-19në vend dhe rajon. Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në raportin e për 24 orët e fundit ka njoftuar të marten për 168 raste të reja nga 1101 të testuar, që është një shkallë e lartë mbi 15 për qind e të testuarve, 28 prej tyre janë riinfeksione.

Shifrat që nga 10 qershori tregojnë tendencë për rritje që paralajmëron mundësinë e një vale të re. Dy ditë më parë, në Shqipëri u konfirmuan 550 raste të reja me Covid-19, dyfish më i lartë se ditët e mëparshme dhe është numri më i lartë në tre muajt e fundit. Nga 1,537 testet e kryera, virusi u konfirmua te 550 ose 35.8 për qind e të testuarve.

Në Serbi dje janë regjistruar 468 persona me Covid-19dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit.  Në Bruksel u mor vendim që BE-ja të vazhdojë të përdorë certifikatën Covid-19. Këshilli i BE-së ka vazhduar përdorimin e certifikatave dixhitale për Covid-19 deri më 30 qershor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.