A KA DËM APO PËRFITIM TË FLESH ME TV NDEZUR?

A KA DËM APO PËRFITIM TË FLESH ME TV NDEZUR?

Ka disa njerëz që flenë me televizor të ndezur për t’i vënë ai në gjumë. Por a ka dëm apo përfitime të flesh me TV të ndezur? Për disa njerëz, të flenë me televizorin ndezur është një pjesë e domosdoshme. Kjo metodë i ndihmon të largojnë stresin e ditës dhe të çlodhen, thonë ekspertët e shëndetit.

Tingulli i televizorit gjatë gjumit shërben si një zhurmë e këndshme dhe ngushëlluese që mund të mbysë zhurmat e tjera si për shembull ato të trafikut rrugor. Megjithatë, dremitja me televizorin ndezur mund t’ju prishë gjumin. Televizorët dhe pajisjet e tjera elektronike, lëshojnë dritë blu, e cila mund të prishë gjumin, ritmet cirkadiane dhe ekuilibrin hormonal. Kjo sepse drita blu bllokon prodhimin e melatoninës në trupin tuaj, një hormon që ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian dhe ndihmon me gjumin. Gjithashtu kur shikoni një shfaqje televizive para gjumit, ka të ngjarë të qëndroni zgjuar deri në orët e vona. Por kur qëndroni zgjuar deri vonë dhe nuk flini mjaftueshëm, ju mund të bëheni të ndjeshëm ndaj një sërë problemesh që lidhen me shëndetin. Sipas ekspertëve kjo mund të jetë një rrezik më i madh për depresion, diabet dhe probleme kardiovaskulare.

Jo vetëm që televizori para gjumit ju mban zgjuar deri vonë, por gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime gjatë gjumit. Për shembull, nëse ju zë gjumi duke parë një film horror, imazhet mund t’ju ndjekin në ëndrrat tuaja dhe të shkaktojnë makthe. Herë të tjera, shkak për prishjen e gjumit mund të jetë edhe ndryshimi i papritur i zërit. Prandaj të flesh me TV zgjuar nuk është mirë thonë ekspertët e gjumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.