AGJENCIA EVROPIANE E BARNAVE PO SHQYRTON VAKSINËN KUNDËR KOVIDIT PËR FËMIJËT

AGJENCIA EVROPIANE E BARNAVE PO SHQYRTON VAKSINËN KUNDËR KOVIDIT PËR FËMIJËT

Agjencia Evropiane e Barnave filloi sot shqyrtimin e një versioni me dozë të reduktuar të vaksinës Covid të Pfizer dhe Biontech për përdorim te fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në katër vjeç.

Muajin e kaluar, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hapën rrugën për përdorimin e vaksinës tek fëmijët e asaj grupmoshe në SHBA, raporton Reuters.

Pfizer dhe Biontech paraqitën për miratim administrimin e vaksinën në Evropë në atë grupmoshë më 8 korrik, duke propozuar një dozë prej tre injeksionesh nga tre mikrogramë secila, pjesë e 30 mikrogramëve të përdorur për të rriturit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.