BUZËT TREGOJNË SE ÇFARË PROBLEME SHËNDETËSORE MUND TË KENI

BUZËT MUND TË TREGOJNË PROBLEMET SHËNDETËSORE

Buzët mund të tregojnë problemet me shëndetin, thonë mjekët, sipas të cilëve kur ke buzë të thata dhe të ashpra, mund të jesh e dehidratuar, kështu që në vend që t’i lyesh me një shtresë tjetër balsami, pi një gotë ujë dhe korrigjoje problemin së brendshmi. Nëse e ke zakon t’i lëpish buzët, rezisto, thotë Dr. Robert A. Kominiarek. Pështyma mund ta thajë lëkurën, duke i bërë buzët më të thata dhe të ashpra.  Kur ke buzët të plasaritura në kënde, mund të kesh myk.

“Nëse gjatë natës të del pështymë nga goja ose mban një mbajtës ortodontik, bakteret mund të grumbullohen rreth gojës dhe të shkaktojnë infeksion”,- thotë dermatologu Dr. Mona Gohara.

Është një problem i zgjidhshëm. Konsultohu me mjekun e përgjithshëm ose dermatologun për një mjekim antimykotik. Kur ndryshon ngjyra e buzëve problemet mund të variojnë nga më të voglat (mund të kesh ngrënë një lëpirëse me ngjyrë) te më të rëndat (sëmundje mëlçie). Shko te doktori nëse ngjyra jonormale nuk largohet ose nëse shoqërohet me shenja të tjera.

Një shkak tjetër është duhanpirja. “Buzët e fryra mund të jenë rezultat i një goditjeje ose një alergjie”,- thotë Dr. Timothy Chase. Nëse të fryhet gjuha, të djegin buzët, ke urtikarie në lëkurë, ose kruarje fyti, kërko ndihmë mjekësore, mund të kesh një reaksion serioz nga diçka që ke ngrënë ose prekur.

“Mosekspozimi në diell mund të shkaktojë zbehtësinë e buzëve”,- shprehet qartë Chase.

Bëj një shëtitje në diell, por vendos krem mbrojtës. Kominiarek thotë që nëse sheh mungesë ngjyre edhe në zona të tjera të trupit duhet të vizitohesh për të bërë analizat për anemi ose ndonjë sëmundje më të rëndë. Nëse i keni buzët të ndjeshme ndaj prekjes dhe pak të ndezura rreth cepave? Ndjeshmëria ndodh në reaksionet e fuqishme alergjike, por nëse i ke buzët të inflamuara ose të kuqe do të thotë që je alergjik nga diçka e zakonshme dhe pa rrezik, si pasta e dhëmbëve ose buzëkuqi, thotë Gohara.

Mbaj një ditar të shfaqjes së irritimeve dhe mos përdor ato produkte që mund të jenë shkaku. Fluskat janë rezultat i virusit të herpesit, por mos u shqetëso. Kanë ikur kohërat kur njerëzit me herpes duhej të mbusheshin me flluska.

“Zakonisht njerëzit ndjejnë disa pickime para se të shpërthejnë shenjat në sipërfaqe. Sapo të kesh këtë ndjesi, mund të vendosësh një lloj medikamenti që merret me recetë për të parandaluar flluskat”, spjegon Gohara.

Ajo këshillon të shmangen faktorët stimulues si ekspozimi i gjatë në diell. Një paralajmërim i mirë për këdo është, të vendosni krem mbrojtës.

Me një fjalë buzët duhet të jenë “rozë e thellë, të buta dhe të lëmuara”,- thotë Chase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.