ÇKA I NDIHMON GRATË TË KENË NJË TRU MË TË FRESKËT!?

ÇKA I NDIHMON GRATË TË KENË NJË TRU MË TË FRESKËT!?

Truri plaket bashkë me gjithë organizmin. Ashtu siç shkojmë drejt pleqërisë është e pashmangshme rënia e funksionit të trurit dhe organeve të tjera në trupin tonë. Por nëse aplikojmë metoda të të ushqyerit të shëndetshëm dhe ndryshojmë rutinën ditore ne mund të parandalojmë sëmundjet e rënda të pleqërisë që godasin trurin.  Studime të shumta shëndetësore tregojnë se aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm janë një formë themelore e parandalimit për të qëndruar më gjatë të rinj. Lidhur me ushqimin, studiuesit e Universitetit të Wisconsin kanë bërë një zbulim interesant për një pije e cila është konsumuar në mënyrë të rregullt. Ata kanë zbuluar se konsumimi i kësaj pije tek gratë ndikon dukshëm në mbajtjen e trurit të freskët dhe njëkohësisht ul rrezikun e mundshëm për paraqitjen e demencës te ato.

Hulumtimi i realizuar nga ekspertë të Universitetit të Wisconsin-Milwaukee, në Shtetet e Bashkuara tregon se një pije e veçantë ul rrezikun e demencës tek gratë, dhe rezultatet u publikuan në The Journals of Gerontology.

Në hulumtim u përfshinë 6500 gra mbi moshën 65 vjeç për 10 vjet të cilat u vëzhguan në kontinuitet. Rezultatet kanë dëshmuar se konsumimi i 2 ose 3 filxhanëve të kafes në ditë e ul në 36% rrezikun e demencës. Për të qenë më të saktë, Ira Driscoll, menaxherja e projektit, tregon sasinë që favorizon këto përfitime dhe ajo është 261 miligramë kafeinë në ditë. Një filxhan që pimë në bar përmban mesatarisht 50 mg kafeinë. Pra, 2 ose 3 filxhanë kafe amerikane korrespondojnë me 5 ose 6 filxhanë ekspres në bar.

Një studim tjetër tregoi se kafeina mund të përmirësojë funksionin e trurit. Një artikull i botuar në Nature Neuroscience daton që në vitin 2014. Në këtë rast po flisnim për efektin e mundshëm pozitiv të konsumit të kafesë për përmirësimin e kujtesës afatgjatë. Thashethemet se konsumimi i tepërt i kafesë mund të favorizojë shfaqjen e tumoreve janë hedhur poshtë. Një raport nga agjencia e kërkimit të kancerit të OBSH-së e hodhi poshtë këtë dyshim.

Kujtesa dhe aftësitë mendore mund të ndihmohen në mënyra vërtet të paimagjinueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.