MOTI I FTOHTË VAZHDON EDHE GJATË DITËVE TË JAVËS

NGA E DIELA PRITET ZBUTJE E TEMPERATURAVE

Këto ditë vendi është nën ndikimin e masës së ftohtë të ajrit për shkak të së cilës kemi mëngjese shumë të ftohta. Ashtu siç edhe kanë parashikuar meteorologët temperaturat në vend kanë shënuar rënie në minus 10 gradë. Në Berovë dhe Mavrovë mëngjesin e sotëm u shënuan minus 13 gradë, në Shkup minus 10, ndërsa temperatura më e lartë u regjistrua në Gjevgjeli me -4 gradë, theksojnë nga Drejtoria për punë  hidrometeorologjike.

DPHM: “Nesër në mëngjes presim temperatura të ngjashme, pra një mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë kudo me temperatura negative, të cilat do të lëvizin sërish në këtë interval. Temperatura e ditës do të jetë pa ndryshime të ndjeshme nga 1 në 9 gradë. Në ditët në vijim do të fryjë erë jugore kështu që do të ndjehet rritje graduale e temperaturave si në mëngjes ashtu edhe gjatë ditës. Paradite në disa lugina do të ketë kushte për mjegull, sidomos në fundjavë.

Shtojnë se nga fundi i ditës së diele pritet që vranësirat të shtohen ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të shiut të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.

DPHM: “Pas vranësirave të shtuara temperaturat, në veçanti ato të mëngjesit nga e diela e tutje do të jenë mbi zero. Pra nuk do të ketë mëngjese aq të ftohta sa kishim si dhe temperaturat e ditës do të kenë tendencë për rritje të lehtë. Pra të dielën pasdite, të hënën dhe të martën pritet mot me reshje lokale të shiut dhe i ndryshueshëm. Më pas do kemi një periudhë me mot të thatë që do të thotë se ditët para Vitit të Ri presim mot stabil me temperatura që do të jenë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.”

Sipas meteorologëve, bazuar në parashikimet e deritanishme për momentin nuk ka kushte për reshje gjatë natës së ndërrimit të viteve./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.