GRATË DUHET TË FLENË MË GJATË SE BURRAT-THONË EKSPERTËT

GRATË DUHET TË FLENË MË GJATË SE BURRAT-THONË EKSPERTËT

Rezultatet e një ankete të realizuar me 210 burra dhe gra të moshës së mesme tregojnë se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat dhe se gratë vuajnë më shumë probleme shëndetësore se burrat për shkak të mungesës së gjumit.

Studiuesit zbuluan se gjumi i dobët tek gratë lidhej fort me nivele të larta shqetësimi psikologjik dhe ndjenja më të mëdha armiqësie, depresioni dhe zemërimi. Nga ana tjetër, këto ndjenja nuk shoqërohen me të njëjtën shkallë të shqetësimit të gjumit tek meshkujt.

Jim Horne, ekspert kryesor në Mbretërinë e Bashkuar për hulumtime rreth gjumit thotë se një nga funksionet kryesore të gjumit është të lejojë trurin të rikuperohet dhe të riparohet.

Gjatë gjumit të thellë, korteksi, pjesa e trurit përgjegjëse për kujtesën, ndër të tjera, ndahet nga shqisat dhe kështu riparohet. Sa më shumë ta përdorni trurin gjatë ditës aq më shumë gjumë duhet që të rikuperoheni – tha ai.

Ai shpjegon se si gratë priren të kryejnë shumë obligime dhe për këtë arsye përdorin trurin e tyre më shumë se burrat.

Prandaj kanë më shumë nevojë për gjumë – përfundoi ai.

Ai tregon se gratë flenë mesatarisht 20 minuta më shumë se meshkujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.