DIABETI QË PARAQITET TE TË PREKURIT ME KOVID 19 ËSHTË I PËRKOHSHËM

DIABETI QË PARAQITET TE TË PREKURIT ME KOVID 19 ËSHTË I PËRKOHSHËM

Hulumtimet e fundit tregojnë se diabeti që zhvillohet te pacientët me sëmundje të rëndë të Covid 19 gjatë shtrimit në spital mund të jetë vetëm i përkohshëm dhe se nivelet e sheqerit në gjak mund të kthehen në normale pas shërimit.

Studiuesit kryen një hulumtim te 594 pacientë që shfaqën shenja të diabetit pasi u shtruan në spital nga Kovid 19, prej të cilëve 78 të anketuar nuk ishin diagnostikuar më herët me diabet. Shumë pacientë që diagnostikohen me diabet gjatë shtrimit në spital kanë probleme më të lehta me nivelet e sheqerit në gjak, por kanë një formë më të rëndë të kovidit në krahasim me pacientët që kanë pasur më parë diabet. Studiuesit raportuan se 40 për qind e pacientëve të diagnostikuar me diabet gjatë shtrimit në spital një vit më vonë kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak nën pragun e diagnostikimit.

Këto rezultate tregojnë se diabeti i diagnostikuar rishtazi mund të jetë një gjendje kalimtare e lidhur me stresin akut të shkaktuar nga infeksioni i virusit korona, thotë Dr. Sarah Cromer nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në Boston. Ajo gjithashtu tha se rezultatet e hulumtimit tregojnë se shfaqja e mungesës së insulinës, nëse shfaqet fare, nuk është e përhershme dhe se këta pacientë kanë nevojë për insulinë dhe barna të tjera vetëm për një kohë të shkurtër, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për mjekët të jenë të kujdesshëm, të monitorojnë ecurinë e sëmundjes, për të përcaktuar nëse dhe në cilën pikë gjendja e tyre do të përmirësohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.