DJATHI NDIKON KUNDËR PROBLEMEVE TË ZEMRËS

DJATHI NDIKON KUNDËR PROBLEMEVE TË ZEMRËS

Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh. Por analizat e 15 studimeve të ndryshme shkencore kanë konstatuar ndikimin e djathit kundër problemeve të zemrës. Djathi përmban disa ushqyes të rëndësishëm për shëndetin siç janë kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12. Ai është i pasur me yndyra të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por studimi i ri, sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardiovaskular.

Të gjitha studimet e analizuara mbi këtë çështje përfshijnë të dhënat e 200,000 njerëzve. Ushqyerja e tyre u monitorua nga shkencëtarët për më shumë se 10 vjet.

Rezultatet treguan se njerëzit që konsumojnë djathë rregullisht ishin 18% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata ishin 14% më pak të rrezikuar nga sëmundjet koronare dhe 10% më pak të rrezikuar nga ishemia. Krahas shëndetit të zemrës, konsumimi i djathit ndihmon edhe në forcimin e kockave dhe ul rrezikun nga osteoporoza. Efektet e djathit janë të dobishme edhe për hipertensionin dhe shëndetin e dhëmbëve. Kjo pasi kontribuon në mbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.

Djathi përmban sasi të mëdha të vitaminës dhe kolinës. Në përmbajtjen e tij ka gjithashtu përmbajtje të vitamin E, vitaminës K, riboflavinës, vitamin B6, folatë, vitaminë B12, acid pantothenic dhe betainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.