ËSHTË PROVUAR BIOLOGJIKISHT SE GRATË JETOJNË 6-7 VITE MË TEPËR SE BURRAT

ËSHTË PROVUAR BIOLOGJIKISHT SE GRATË JETOJNË 6-7 VITE MË TEPËR SE BURRAT

Populli thotë se gratë ankohen por burrat vdesin!!! Kjo ndodh që në barkun e nënës, ku meshkujt zhvillohen më ngadalë se femrat, madje që në fekondim seksi mashkull është më delikat pavarësisht se krijohen më shumë meshkujt sesa femra, në lindje raporti është i përafërt 48/52 në favor të femrave dhe mushkëritë e truri i meshkujve zhvillohen më ngadalë.

Historikisht që nga viti 1915 ka filluar që jeta e grave ta tejkalojë atë të burrave, sekreti mendohet se është në faktin se femrat kanë dy kromozome identikë X dhe X (XX) kurse meshkujt, X dhe Y (XY). Pra kur plaken qelizat, seksi femër ka mundësi të përzgjedhë gjenin, faktor ky që rrit jetëgjatësinë e femrave. Për vetë natyrën përcaktuese të seksit hormoni Testosteron që prodhohet 95% nga testet, i rrezikon burrat për sëmundje të zemrës dhe njëkohësisht për rrezikun e profesioneve të punës duke pasur vdekje më të shumta në dekadën e 3 e të 4-të nga infarkti i zemrës, në kohën që femrat e kanë në dekadën e 5- pas menopauzës.

Kështu seksi është i pabarabartë përballë vdekjes. Sipas të dhënave franceze të vdekjes kemi këtë pasqyrë të raportit të sëmundshmërisë femra-meshkuj.

Kontaktet sociale ndikojnë në jetëgjatësi deri ne 50% , kështu ato persona, meshkuj, që nuk arrijnë të ndërtojnë marrëdhënie sociale bien në depresion, ankth dhe bëjnë vetëvrasja. Kjo ndodh pasi meshkujt ndrydhen, mbajnë brenda vetes sekrete duke mos iu shfaqur shokëve, ndërsa femrat shprehen më lehtë për çdo çështje me miqtë dhe shoqet.

Në ditët e sotme femrat përkujdesen më shumë për veten, shqetësohen më tepër për shëndetin sesa meshkujt, duke u kontrolluar periodikisht tek mjeku, e kundërta e meshkujve që e mohojnë të jenë të sëmurë dhe kanë frikë se mos u zbulohet ndonjë gjë… Sot është shtuar duhanpirja, ku këtë helm e marrin 1 në 5 persona dhe është vërtetuar që sikur të lihet duhani në mënyrë të menjëhershme në të gjithë botën do të ulej me 90% kanceri i mushkërive. Sido që ekziston ligji antiduhan dhe në vendin tonë, vazhdohet të mos vlerësohet dhe të pihet duhan në ambiente publike.

Më parë thuhet që meshkujt vdisnin në luftë ndërsa femrat në lindje, ndërsa murgeshat dhe filozofet jetonin më gjatë. Sot me kushte moderne është ulur numri lindjeve, është modernizuar lindja në kushte materniteti, duke ul rrezikun nga shtatëzania, me metodat e ndjekjes dhe manipulimit të lindje. Pra barra është me pak e rrezikshme sot, ndërsa meshkujt dhe sot po dëmtohen nga luftërat masivisht si në Irak, Siri ,Jemen nga Junta në Afrikë, dhe veprimet kamikaze etj. Sipas dis të dhënave raporti i vdekjes meshkuj /femra është:

Japoni 82:76, Francë 83:75, Gjermani 81:74

Pra në botën moderne, në vendet e industrializuara femrat jetojnë mesatarisht 5-10 vjet me tepër se meshkujt, madje midis personave që kanë kaluar 100 vite, 85% e tyre janë femra. Në jetëgjatësi mendohet se ndikon dhe mënyra e rregullt dhe e shëndetshme e ushqyerjes, me 5-6 racione fruta dhe perime në ditë duke marr sasinë e nevojshme të përbërësve ushqimore, proteina, sheqerna, yndyrë dhe vitamina e minerale. Akuzohet që përdorimi i mishit të kuq shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ku në rajonet që përdoret më shumicë rritet 50% rreziku për infarkte.

Për vdekshmërinë e hershme të meshkujve sipas literaturës së fundit ndikon natyra biologjike- gjenetike, testosterone, por dhe mënyra e jetesës, punët e rënda për vetë natyrën e seksit, që kudo në botë bëhen nga meshkujt si në ndërtim, ngritje peshash, muratorë, karpentierë druvarë, mekanikë, makinistë shoferë të udhëtimeve të gjata etj. Kështu që femrat duke qenë se janë amvisa hanë më shpesh dhe në sasi më të vogël, si dhe në tavolinë janë më të rezervuara, ngaqë janë gjysmë të ngopura. Dhe nga ana tjetër, meshkujt abuzojnë me duhan e alkool ku në çdo 10 meshkuj 4 pinë duhan, por siç thamë më lart shifrën e lartë të vdekshmërisë së meshkujve e shtojnë aksidente, qoftë në punë apo automobilistike apo në luftërat etj.

Sekreti pse femrat jetojnë me gjatë se meshkujt /është në sistemin imunitar- mbrojtës të femrave, i cili mplaket me ngadalë apo sepse imuniteti i meshkujve dobësohet me shpejt duke rrit tkurrjen tek ato para sëmundjeve si kancer, infeksionet të cilat përshpejtojnë vdekjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.