GJATË VIKENDIT JANË REGJISTRUAR 96 TË INFEKTUAR NJË I VDEKUR DHE 288 TË SHËRUAR

GJATË VIKENDIT JANË REGJISTRUAR 96 TË INFEKTUAR NJË I VDEKUR DHE 288 TË SHËRUAR

Gjatë te tre ditëve të kalauar (nga 24 deri më 26 shtator) janë kryer 962 testime dhe janë regjistruar 96 raste të reja me Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja janë në: Shkup – 66, Kumanovë – 5, Veles – 4, Prilep, Tetovë, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë  nga 3, Manastir dhe Shtip nga 2, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (96), janë regjistruar 19 riinfeksione. Në periudhën e njejtë janë regjistruar 288 pacientë të shëruar dhe  një i vdekur nga Shkupi (87 vjeç).

Nga Termini im janë raportuar tre të vdekur në periudhën 29 gusht deri më 15 shtator. Nga të vdekurit dy persona ishin nga Shkupi (91 dhe 89 vjeç), dhe një nga Kavadari (71).

Aktualisht në vend ka 374 raste aktive, 230 prej të cilëve janë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.