ISHP: JAVËN E KALUAR SHËNOI RRITJE NUMRI I TË INFEKTUARVE ME KOVID 19, ULET MBI 55% VDEKSHMËRIA

ISHP: JAVËN E KALUAR SHËNOI RRITJE NUMRI I TË INFEKTUARVE ME KOVID 19, ULET MBI 55% VDEKSHMËRIA

 

Në periudhën prej 14 deri më 20 mars, janë testuar gjithsej 15 mijë e 577 persona, me çrast janë shënuar 1834 raste të reja pozitive nga 32 qytete të vendit, me një rritje prej 0,9 për qind krahasuar me një javë më parë. Përqindja e pozitivitetit varion nga 6,6 për qind në 14,2 për qind, apo mesatarisht 11,4 për qind, bën të ditur raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1.076; 58,7 për qind), dhe incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 198,2 / 100,000 dhe Shkup – 169,6 / 100,000. Poashtu janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat, por grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 451; 24.6 përqind).

Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën deri në nëntë vjeç (n = 62; 3.4 përqind). Krahasuar me një javë më parë është shënuar rritje e numrit të pacientëve të moshës deri në 49 vjeç, me rritjen më të dukshme prej 19.5 për qind në grupmoshën 40 deri në 49 vjeç dhe 14.5 për qind në grupmoshën 20 deri në 29 vjeç. Në grupmoshat mbi 50 vjeç ka një rënie krahasuar me javën e kaluar, 12,3 për qind më pak te moshat 50 deri në 59 vjeç dhe 10,7 për qind te personat mbi 60 vjeç.

Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në shtëpi e kanë marrë 1772 persona, apo 26,2 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar (n=2400). Javën e kaluar u raportuan gjithsej 309 riinfeksione, 15.7 për qind më shumë se një javë më parë. Janë raportuar 15 vdekje nga 9 qytete me datë vdekjeje (14-20 mars), që shënon ulje prej 55,9 për qind në krahasim me një javë më parë (n = 34). Shumica prej tyre janë nga Shkupi (4).

Për sa i përket moshës, janë regjistruar 13 vdekje nga grupmosha mbi 60 vjeç dhe nga një vdekje nga grupmosha nga 40 deri në 49 vjeç dhe 50 deri në 59 vjeç, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.