KONFERENCA: “BALLAFAQIMI ME SFIDAT NË LUFTËN KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT”

TË VAZHDOHEN PROGRAMET E SKRININGUT TË CILAT TANIMË DY VITE NUK REALIZOHEN NË VEND

Vazhdimi I programeve të skriningut, të cilat tanimë dy vite nuk realizohen në vend, për detektimin e hershëm të kancerit të gjirit duhet të vazhdohen, theksoi Biba Dodeva, kryetare e Shoqatës për luftë kundër kancerit Borka. Duhet të merren parasysh edhe protokollet e vendeve të cilat aplikojnë skrining të kancerit në gji, mënyrën se si ballafaqohen me pandeminë si dhe diagnostikimin e hershëm. Sipas OBSH-së në vendet ku implemenetohet skriningu, mortaliteti mund të ulet deri në 35%.  Ajo shtoi që të gjitha gratë duhet ta pranojnë si realitet të pashmangshëm dhe të mundohemi me çdo kusht të ndajmë informacione me gratë tjera, sepse çdonjëra nga ne është një paciente eventuale.

-Çdonjërës nga ne i kërcënohet rreziku për sëmundjen e kancerit në gji. Disa gra kanë predispozita më të mëdha të preken nga kjo sëmundje por gjasat që çdo grua të ballafaqohet me diagnozë të këtillë janë shumë të mëdha. Shkaku i kësaj ne nuk duhet të izolohemi dhe të tërhiqemi. Kanceri i gjirit mund të detektohet në etapa të hershme. Detektimi i hershëm në fakt shpëton jetë, thekson Biba Dodeva, kryetare e Shoqatës për luftë kundër kancerit Borka.

Sipas saj, mjekët e radiologjisë, kirurgjisë torakale, patologjike dhe onkologjisë, përkatësisht të gjithë të cilët janë të kyçur në këtë proces, që nga detektimi deri te trajtimi i kancerit të gjirit, duhet të kenë qasje të përbashkët multidisciplinare gjatë shërimit të pacientëve.

-Para tre viteve veç më implementohet terapia biologjike molekula të reja për gratë me kancer të gjirit të cilat do të thotë edhe shpëtim i jetës, gjegjësisht diçka që në esencë është shumë e nevojshme që gratë e prekura ta pinë atë medikament. Por pandemia na i nxjerri në pah shumë zbrazëtira në sistemin tonë ku duhet seriozisht të punohet, nënvizoi Dodeva në Konferencën e 14-të nacionale Ballafaqimi me sfidat në luftën kundër kancerit të gjirit e cila u zhvillua në platformën Zoom.

N.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.