MENOPAUZA DHE DEPRESIONI

MENOPAUZA DHE DEPRESIONI

Megjithëse të gjitha gratë përjetojnë menopauzë dhe simptoma të saj, kjo periudhë akoma mbetet tabu temë për shumicën nga ato. Shumë pak flasin për ndryshimet hormonale gjatë menopauzës të cilat janë evidente në këtë periudhë derisa shumica nga ato i përjetojnë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë drejtim por theks vendoset te gjendja dhe shëndeti mental i tyre. Simptomat që sjellin ndryshime dhe dobësi të pakëndshme janë ndjesi nxehtësie, ndërprerje të gjumit, rënie të flokëve dhe thatësi vaginale.

Çfarë e shkakton depresionin në menopauzë?

Roli i saktë që ka estrogjeni dhe hormonet e tjera femërore në fillimin e depresionit në menopauzë nuk është plotësisht i qartë. Nuk është gjetur asnjë lidhje me nivelet e ulëta të estrogjenit. Ka më shumë gjasa që gratë e prira për rrezikun nga depresion të ndërlidhin se ndryshimi humorit të tyre shkaktohet nga rritja dhe rënia e niveleve të hormoneve të cilat luhaten në mënyrë dramatike gjatë kësaj kohe.

Disa gra janë më të ndjeshme ndaj depresionit në menopauzë. Këto gra priren të kenë sindromën premenstruale dhe depresion pas lindjes dhe më pas mund të zhvillojnë depresion rreth kohës së menopauzës. Gjithashtu të mundshëm depresionin rreth menopauzës e bëjnë një histori personale ose një histori e ngushtë familjare e depresionit.

Rreth 20% e grave përjetojnë depresion në kohën kur kalojnë tranzicionin perimenopauzal (periudha e jetës së gruas pak para fillimit të menopauzës). Kjo është periudha kohore e cila fillon me shfaqjen e simptomave të para të menopauzës dhe vazhdon deri në periudhën e fundit menstruale. Tranzicioni perimenopauzal mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet. Gjatë kësaj kohe vezoret dështojnë dhe nivelet e estrogjenit bien në mënyrë dramatike. Pas kësaj periudhe një grua është në postmenopauzë dhe nivelet e hormoneve bëhen më të qëndrueshme.

Ndryshimet e humorit

Menopauza mund të çojë në ndryshime në humor, ankth dhe energji më të ulët. Kjo është për shkak të përshtatjes së trupit tuaj ndaj rënies së niveleve të hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit. Mungesa e gjumit për shkak të djersitjes gjatë natës mund të çojë gjithashtu në ndryshime të humorit. Në këtë periudhë të jetës suaj mund të ketë edhe faktorë të tjerë që përkojnë me menopauzën dhe që ndikojnë në disponimin tuaj. Këto mund të përfshijnë fëmijët që rriten dhe largohen nga shtëpia, kujdesi për prindërit e moshuar ose të afërmit e tjerë, ose përballja me humbjen e prindërve tuaj.

Depresioni

Ndryshimet e humorit që ndodhin si pasojë e menopauzës nuk duhet të ngatërrohen me depresionin. Depresioni është një gjendje shumë më serioze në të cilën disponimi shumë i ulët është konstant për një periudhë më të gjatë kohore rreth dy javë ose më shumë.

Rreziku i depresionit mund të rritet gjatë menopauzës. Nëse jeni të shqetësuar, flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm se si ndiheni./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.