ÇFARË ËSHTË USHQIMI I SHËNDETSHËM?

ÇFARË ËSHTË USHQIMI I SHËNDETSHËM?

Është një praktikë që ne e zbatojmë në planifikimin e vakteve tona dhe ushqimet të cilat duhet t’i konsumojmë në kohë të caktuara.

Pyetjet që na kërkohet t’i bëjmë vetes janë këto:

-Çfarë ha?

-Kur e ha

-Ku e ha

-Pse e ha?

Pse na ndihmon kjo taktikë?

Kur reflektojmë se përse bëjmë zgjedhje të caktuara ushqimore, kemi kohë të marrim parasysh të mirat dhe të këqijat e zgjedhjeve tona dhe të fillojmë përfundimisht të hamë më me vetëdije dhe rrjedhimisht më të shëndetshme.

Kjo tendencë e veçantë na ndihmon:

– Të hamë vetëm kur jemi të uritur;

– Ndihmon në procesin e tretjes pasi na pengon nga ngrënia e panevojshme, veçanërisht në orët e mbrëmjes;

– Ndihmon të respektojmë dietën tonë nëse kemi vendosur;

– Redukton stresin;

– Na orienton drejt zgjedhjeve më të shëndetshme, pasi kur të jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë që hamë, do të shmangim ato më të pashëndetshmet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.