PATËLLXHANI PËR TË HUMBUR PESHË

PATËLLXHANI PËR TË HUMBUR PESHË

Patëllxhani është një nga perimet më të shëndetshme dhe të pasura në vlera ushqyese.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se një racion prej 100 gramë patëllxhan të freskët ofron vetëm 25 kalori. Një patëllxhan i qëruar që peshon 458 gramë ofron 114 kalori.

Duke marrë në konsideratë këto të dhëna, ekspertët bien dakord se patëllxhani është i mirë për rënien në peshë.

Ky konstatim mbështetet edhe nga fakti se një racion prej 100 gramë patëllxhan të skuqur ofron 312 kalori.

Përfitime të tjera të patëllxhanit

Patëllxhani është shumë i pasur me fibër. Një patëllxhan i qëruar ofron 50% të dozës së nevojshme ditore për fibër. Kjo e fundit ndihmon për rënien nga pesha sepse ka aftësi ngopëse, rrjedhimisht ju do të merrni më pak kalori sepse do të ngopeni shpejt.

Nëse jeni të ngopur, nuk do të keni nevojë të konsumoni vakte të pasura me yndyrë të cilat ju bëjnë që të shtoni në peshë.

Përveç fibrës, patëllxhanët përmbajnë pak yndyrë. Një racion prej 100 gramësh ofron 0.2 g yndyrë.

Patëllxhanët përmbajnë edhe saponinë, një substancë që ul nivelin e përthitthjes së yndyrnave nga ushqimi, një nga fajtorët e shtimit në peshë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.