VLERAT MË TË MIRA TË LËKURËS SË SHEGËS-RECETA E ÇAJIT

VLERAT MË TË MIRA TË LËKURËS SË SHEGËS-RECETA E ÇAJIT

Kur mendoni shegën e para që ju kujtohet është shija e mirë, ngjyra e bukur dhe kokrrat e saj por me siguri se nuk e keni menduar rëndësinë që ka lëkura e shegës. Pavarësisht se konsiderohet një barrë për t’u hequr sa herë që doni të konsumoni një shegë, besoj që nga sot shegën do ta përdorni me çdo pjesë të saj. Lëkura e shegës ju ndihmon me një sërë sëmundjesh dhe dhimbjesh duke filluar që nga diarreja deri tek dhimbjet e stomakut. E një nga vlerat tjera që ka lëkura e këtij fruti është vitamina C e cila i duhet çdo njeriu ta ketë çdo ditë. Kjo pasi vitamina C përmirëson sistemin imunitar, parandalon komplikimet gjatë lindjes, largon rrudhat dhe mbron sytë.

Lëkura e shegës është e mbushur me antioksidantë. Këto të fundit janë shumë efikase në eliminimin e oksidimit që vjen si pasojë e kolesterolit të keq. Nëse oksidimi është në nivele të larta, atëherë i gjithë sistemi kardiovaskular do të vuajë prej tij. Ky sistem i plogësht do t’ju bëjë më të prekshëm nga sëmundjet e zemrës.

Ajo ka edhe efekt pastrues. Antioksidantët që i përmendëm më lart janë të mirë jo vetëm për zemrën por edhe për pastrimin e të gjithë organizmit nga toksinat e akumuluara. Nëse keni nevojë për një pastrim të brendshëm, çaji i lëkurës së shegës është alternativë perfekte kundër toksinave. Sistemi tretës Pika më e fortë e këtij çaji është se mund të shkatërrojë qelizat patogjenike që shkaktojnë kaos në të gjithë sistemin tretës. Ky çaj është një kurë ideale ndaj shumë sëmundjeve që prekin këtë sistem siç është diarea, salmonela, ulçera apo koliti.

RECETA E ÇAJIT TË LËKURËS SË SHEGËS

Përbërësit: 10-12 gramë lëkurë e thatë shege dhe 200 mililitra ujë.

Udhëzimet: Vendosini copat e lëkurës së shegës në një gotë qelqi pasi t’i keni larë mirë. Në një çajnik zieni ujin dhe pasi të ketë zier hidheni në gotën e mbushur me lëkurën e shegës Mbulojeni gotën me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta. Mos e kulloni çajin dhe pijeni direkt nga gota. Nëse dëshironi mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.