MUNGESA E HORMONIT TË RRITJES DUHET TRAJTUAR PASI SHKAKTON RREZIQE TË SHUMTA SHËNDETËSORE THONË MJEKËT

MUNGESA E HORMONIT TË RRITJES DUHET TRAJTUAR PASI SHKAKTON RREZIQE TË SHUMTA SHËNDETËSORE THONË MJEKËT

Vetëm dy matje të gjatësisë në vit mund ta ndryshojnë jetën e fëmijës tuaj. Kështu u tha në shënimin e Ditës botërore për ngritjen e vetedijes për rritjen të organizuar nga Organizata qytetare “Rritja”. Buxheti i siguruar nga Fondi shëndetësorë mundëson 61,8 milion denarë për furnizim me terapinë që mundëson trajtimin e 150 deri në 160 fëmijë që kanë problem me rritjen, theksojnë nga Shoqata qytetare “Rritja”. Nga kjo shoqatë theksojnës e koha rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve nuk mund të kthehet prapa, ndërsa pasojat janë të përherëshme.

“A e dini se këta fëmijë nëse nuk trajtohen kanë rritje të paraqitjes së sëmundjeve të zemrës, apo të sistemit kardio vaskularë, sulme në tru, depresion, shtim në peshë me të gjitha rreziqet që i sjell trashësia. Mbani mend secili nga ne duhet ta ketë në kokë se ngecja e rritjes është një nga simtomet e shpeshta që na zbilon shum sëmundje të tjera që janë shkaktarë” thekson Aleksandar Petrovski, kryetar i Shoqatës Qytetare “Rritja.

Duhet ti kushtohet vëmendje e theksuar rritjes theksoi zëvendësminsitri i shëndetësisë Rendevski.

“Kontrollet preventive që në esencë nënkuptojnë matje dy here në vit të rritjes së fëmijëve, nga ana e istitucioneve shëndetësore, mjekëve amë, dhe mjekët që i kryejnë kontrollet sistematike në moshën parashkollore dhe shkollore dhe koparacion adekuat të rritjes mundet shum leht të zbulohet kjo mungesë te pacientët tanë më të ri. Si minsitri dhe shtet tanimë kemi terapi adekuate. Zbulimi i hershëm jep sukses në trajtimin e këtyre pacientëve”, theksoi Vlladimir Rendevski, Zëvendësminsitër i shëndetësisë.

Drejtoresha e klinikës së fëmijëve në Shkup Sofianova tha se nëse hormone i rritjes do të jepej në kohë, do të shmangeshin shum probleme tjera shëdnetësore.

“150 fëmijë kanë mundësi të pranojnë hormonin e rritjes që nuk është pak. Më herët kishim probleme pritej gjat në atë listë dhe siç e dini pritja rrezikon shëndetin. Çdo shtyrje për një vit nëse nuk ka mundësi, do të thot ngecje në rritje dhe humbje të funksioneve të rëndësishme në organizëm”, deklaroi Aspazija Sofijanova, Drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve.

Mjekët theksojnë se terapia për rritje në vend përdoret prej 25 vitesh por pacientët është dashur të presin për terapi edhe nga tre vite.

“Nuk është vetëm gjatësia në pyetje, është shum me rëndësi të dihen edhe funksionet metabolike të hormonit të rritjes, që janë shum të rëndësishme sidomos të fëmijëve që kanë mungesë të këtij hormoni. Poashtu edhe të diagnozave të tjera, që është shum me rëndësi të përmirësohet metabolizmi, statusi hormonal dhe normalisht gjatësia që të jenë të njejtë me bashkëmoshatarët e tyre”, thekson mjekja Marina Kërstevska Konstantinova.

Numri i pacientëve të shëruar deri tani në klinikën e fëmijëve ka arritur në mbi 110 fëmijë, ndërsa janë siguruar medikamente edhe për 150 deri në 160 fëmijë që të mund të vazhdojnë të trajtohen./Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.