OBSH:GRATË MË TË PREKURA NGA DIABETI

Dita botërore e luftës kundër diabetit këtë vit në nivel global, duke shënuar edhe 100 vjetorin e zbulimit të insulinës ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit për diabetin si një çështje globale e shëndetit publik, masat parandaluese, diagnostikim dhe kurimin. OBSH ka zhvilluar fushatë për të nxjerr në pah mundësitë e qasjes të popullatës në insulinë si dhe shfrytëzimin e teknologjisë thelbësore për kujdes nga diabeti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë me partnerët e saj theks të veçantë ka vendosur edhe në të drejtat e femrave për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm jetësor. Rreth 8% e femrave – ose 205 milionë femra në mbarë botën – jetojnë me diabet ndërsa në Evropë 25-40 milionë njerëz vuajnë nga diabeti. Në Evropën qendrore dhe lindore, si dhe në Evropën perëndimore mortaliteti si pasojë e diabetit tregon një tendencë në rënie, për dallim nga disa vende ku ka rritje të numrit të personave të prekur nga diabeti si rezultat i prevalencës së lartë të të ushqyerit e tepërt.

Faktorë kryesorë të rrezikut janë:

Mbipesha trupore;

Konsumimi i tepërt i ushqimeve me % të lartë të yndyrave;

Konsumimi i tepërt i alkoolit;

Pirja e duhanit;

Predispozitat gjenetike (anëtarë të familjes me diabet);

Gjatë shtatzënisë, glukoza në gjak rrit dukshëm rrezikun ndaj shëndetit të nënës dhe foshnjës si dhe rrezikun nga shfaqja e diabetit tek foshnja gjatë jetës së tij. Pothuajse  gjysma e femrave të cilat vdesin në vendet e varfëra janë si shkak i niveleve të larta të glukozës në gjak dhe atë para se të arrijnë moshën 70 vjeçare. Diabeti është shkaktari kryesor i verbërimit, çrregullimit të punës së veshkave, infarktit, goditjes në tru dhe amputimit të ekstremiteteve të poshtme.

Në Republikën e Maqedonisë sipas të dhënave të  marra nga Qendrat e shëndetit publik, në vitin 2016 është regjistruar  një incidencë prej 261,3% ose 5410 raste nga të cilët 2473 janë meshkuj dhe 2937 femra.

Në përgjithësi me Diabet të tipit 2 janë 5357 raste nga të cilët 2902 janë gra. Kjo tregon se edhe vedi ynë si shumë vende të botës gratë i ka të prekura më së shumti nga kjo sëmundje për dallim nga burrat.

Diagnoza më e shpeshtë e raportuar nga institucionet shëndetësore përkatëse sipas KNS – 10 është diabeti i pavarur nga insulina pa ndërlikime ku 2438 raste janë meshkuj, ndërsa 2882 janë femra.

Ditë më parë me këtë rast “Lidhja e Shoqatave Diabetike” në vend organizoi një Forum ku u theskua se RMV po hyn në listën e vendeve me rrezik të lartë dhe ka nevojë për masa parandaluese shtesë si në rritjen e vetëdijes poashtu edhe furnizimin me teknologji dhe aparaturë bashkëkohore.

DIMÇE VELEV•KRYETAR I LSH TË DIABETIT

“Presim terapi bashkëkohore kundër diabetit, sistem për ndjekje në kontinuitet të glikemisë si dhe qasjen e tyre deri te pjesë sa më e madhe e pacinetëve. Është e patjetërsueshme të edukohemi për diabetin. Të furnizohemi me terapi tabelare për matjen e glukozës, jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur. “

SASHA JOVANOVSKA MISHEVSKA•DREJTORESHË E KLINIKËS SË ENDOKRINOLOGJISË

 “Tani e kemi insulinën e cili shpëton dhe zgjat jetë. Diabeti tash po perceptohet si gjendje e jo si sëmundje. Si endokrinolog nuk mendojmë më vetëm për vlerat glikemike por edhe për kardio efektin e tij. Po zhvillohen inovacione teknologjike dhe terapeutike për ndjekjen e diabetit. Në të ardhmen mund të pritet pranimi i insulinës një herë në javë”

Në vend ka 220 mijë persona të diagnostikuar me diabet, nga ata 5000 mijë janë të Tipit 1 të varur kryesisht në terapi insuline, 500 nga të cilët janë adoleshentë. Në nivel global në vitin 2019 me diabet diagnostikohen 463 milionë persona ndërsa pritet rritje e vazhdueshme e cila sipas IDF-së  deri në vitin 2030 do të arrijë 578 milionë ndërsa në vitin 2045 pritet të regjistrohen 700 milionë njerëz të prekur me diabet.

Gazetare Leunora Kaliqi

Numrat janë marrë nga Qendra për përpunim statistikor të të dhënave shëndetësore, publikim dhe edukim

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve jo infektive

Leave a Reply

Your email address will not be published.