OMICRON PO SHQETËSON BOTËN

OMICRON SHQETËSON BOTËN

Varianti Omicron që ka marrë një hov dominues dhe po përhapet aq shpejt sa bota nuk e ka parë që nga fillimi i pandemisë, mbetet virus i rrezikshëm edhe nëse shkakton simptoma më të lehta, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus.

“Megjithëse Omicron shkakton simptoma më të buta se delta (varianti dominues deri më tani), ai mbetet një virus i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar,” tha Gebrejesus në një konferencë për media.

Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në fund të nëntorit 2021, është përhapur në të gjithë botën dhe një numër i madh njerëzish janë infektuar.

“Më shumë transmetim i virusit do të thotë më shumë shtrime në spital, më shumë vdekje, më shumë njerëz të paaftë për të punuar, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë. Ekziston gjithashtu rreziku i shfaqjes së një lloji të ri që mund të jetë më i lëvizshëm dhe më vdekjeprurës se omicron”, paralajmëroi Gebrejesus./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.