KATËR ARSYE PSIKOLOGJIKE PSE VAJZAT DHE GRATË E ZGJUARA QËNDROJNË NË LIDHJE TOKSIKE

KATËR ARSYE PSIKOLOGJIKE PSE VAJZAT DHE GRATË E ZGJUARA QËNDROJNË NË LIDHJE TOKSIKE

Shumë vajza bien në dashuri me djem të gabuar, të rrezikshëm dhe madje përfundojnë në marrëdhënie toksike, shkruan “Jutango”.

Në shumë raste parashtrojmë pyetje se si është e mundur që një grua e zgjuar dhe inteligjente të qëndrojë në një lidhje me një burrë toksik. Raste të tilla janë të mundshme dhe ndodhin përreth nesh por përpara se të fillojmë të kërkojmë arsyet, duhet të shohim sfondin psikologjik të kësaj situate. Edhe kur një grua e di më mirë dhe dëshiron të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin e saj, ka disa arsye psikologjike dhe të thella emocionale pse ato qëndrojnë në marrëdhënie të këqija.

Sipas psikologëve janë katër arsye psikologjike pse gratë tërhiqen nga burrat toksikë dhe pse qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme.

Një çështje e pazgjidhur me babanë

A e dini se vajzat që kanë një marrëdhënie normale me babanë e tyre më vonë rriten duke u bërë gra më të shëndetshme, më të lumtura dhe më të forta? Për fat të keq, për shumë gra marrëdhëniet e shëndetshme me baballarët nuk ekzistojnë. Kur baballarët nuk janë të pranishëm në edukimin e fëmijëve vajza, ato më vonë zgjedhin burra që janë të ngjashëm me baballarët e tyre që të përpiqen të ndreqin dhe shërojnë plagët që u kanë shkaktuar baballarët. Fatkeqësisht, është e rrallë që djemtë e këqij të ndryshojnë kështu që kjo lloj marrëdhënie përfundon të jetë një marrëdhënie toksike.

Djemtë e këqij janë një sfidë për ato

Djemtë e këqij janë një sfidë për vajzat. Ato i shohin si njerëz që kanë nevojë vetëm për dashuri dhe nëse një grua është rritur në rrethana të paqarta, atëherë kjo është një sfidë shtesë për të.

Gratë me vetëbesim të ulët

Është e lehtë të bëhesh viktimë e dikujt dhe të futesh në atë cikël toksik nëse nuk e vlerëson veten aq sa duhet. Burrat toksikë kanë frikë nga gratë me vetëbesim të lartë sepse e dinë që kanë standarde vërtet të larta kur bëhet fjalë për burrat dhe kjo është arsyeja pse ata tërhiqen nga gratë e pasigurta.

Ato kanë frikë të jenë vetëm

Shumë gra jetojnë me frikën e të qenit vetëm, të mos kenë me kë të zgjerojnë familjen dhe të bëhen nëna. Kjo është arsyeja pse ndodhin marrëdhënie të këqija me të dashurin sepse të kesh një partner është më mirë se të mos kesh një të tillë. Megjithatë, vajzat po e kuptojnë vonë se të qenit në një lidhje me një mashkull toksik është më keq sesa të jesh vetëm. Ato kanë një partner, kanë një person me të cilin janë, ndoshta kanë fëmijë por në realitet jeta e tyre është krejtësisht ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.