NËSE NUK USHQEHENI SIÇ DUHET HUMORI I KEQ DO T’JU SHOQËROJË GJITHË KOHËS

NËSE NUK USHQEHENI SIÇ DUHET HUMORI I KEQ DO T’JU SHOQËROJË GJITHË KOHËS

Nuk është një mit! Ndonëse deri më tani është besuar se nervozizmi prej urisë është thjesht një ekzagjerim i personit, shkencëtarët kanë vërtetuar të kundërtën.

Gjendja e ankthit në momentin që nuk jeni ushqyer është në fakt e vërtetë. Niveli i glukozës bie dhe kjo ndikon në ndryshimin e humorit.

“Isha skeptike kur njerëzit më thoshin se mërziteshin dhe bëheshin nervozë kur nuk hanin dhe tani i besoj fare mirë. Mungesa e glukozës shkakton stres si fizik ashtu edhe psikologjik”, thonë psikologët e studimit.

Nëse kur harroni të hani ndonjë vakt bëheni nervozë, përveçse të uritur, diçka e tillë ndikon në humorin e përgjithshëm nëse ju e ktheni në zakonin shmangien e vakteve.

Nëse nuk ushqeheni siç duhet, humori i keq do t’ju shoqërojë gjithë kohës dhe ky fenomen nuk është më një mit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.