PARABURGIM PËR 10 TË DYSHUARIT PËR ABUZIM ME NJË 14 VJEÇARE

PARABURGIM PËR 10 TË DYSHUARIT PËR ABUZIM ME NJË 14 VJEÇARE

Një fëmijë katërmbëdhjetë vjeç është viktimë e trafikimit të fëmijëve, i cili u shit për shërbime seksuale prej dy vitesh. Prokuroria për krimin e organizuar ka hapur hetim për 11 persona për “trafikim të fëmijëve”.

Sipas urdhrit të hetimit, i dyshuari i parë, i cili ka pranuar të kujdeset për tre fëmijë viktima të prishjes së detyrimeve familjare, ka abuzuar me pafuqinë e fëmijës më të madh 14-vjeçar dhe së bashku me të dyshuarit e tjerë për dy vjet e ka detyruar të kryej mardhënie seksuale për para me personat e tjerë të dyshuar.

I dyshuari i parë ka kërcënuar fëmijën 14-vjeçar se nëse nuk pranon të kryejë marrëdhënie seksuale me disa nga të dyshuarit, do t’i dërgojë motrën e vogël 10-vjeçare dhe vëllain 7-vjeçar në një shtëpi ose do t’i kthejë te nëna e tyre.

“Më pas edhe tre të dyshuar të tjerë, pas një marrëveshjeje të mëparshme me të dyshuarin e parë, dhe me qëllim të pasurimi të kundërligjshëm për vete, për dy vjet, duke përdorur të njëjtat marrëdhënie të përhershme dhe të njëjtat raste, në disa raste kanë tetyruar që fëmija të kryejë akte seksuale me të dyshuarit e tjerë dhe persona të tjerë NN, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një grua”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në urdhrin e hetimit thuhet se përdoruesit e dyshuar të shërbimeve seksuale, edhe pse e dinin se fëmija ishte viktimë e trafikimit të fëmijëve, u paguanin tutorëve nga 50 deri në 200 euro.

Prokurori kërkoi nga Gjykata Penale caktimin e masës së paraburgimit për 10 nga 11 të dyshuarit e ndaluar pasi mendon se ekziston rreziku i arratisjes, si dhe mundësia që ata të fshehin, falsifikojnë apo asgjësojnë gjurmët e krimit dhe se duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët ata do të pengojnë hetimin.

Për veprën që u ngarkohet të dyshuarve dhe që bie ndesh drejtpërdrejt me Protokollin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, që i referohet trafikimit të fëmijëve, prostitucionit të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve, shqiptohet dënim me burg prej së paku 8 vjet, ndërsa për krimi i kryer nga i dyshuari i parë për të paktën 10 vjet.

Më herët MPB bëri të ditur se 10 persona nga Tetova dhe Gostivari, janë ndaluar për trafikim të fëmijëve, ndërsa një i dyshuar është në arrati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.