RRETH 300 MIJË DOZA TË VAKSINAVE PFIZER DO TË PËRFUNDOJNË NË DRISLLA

RRETH 300 MIJË DOZA TË VAKSINAVE PFIZER DO TË PËRFUNDOJNË NË DRISLLA

Rreth 300 mijë doza të vaksinave Pfizer do të përfundojnë së shpejti në deponinë e Drisillës pasi skadon afati i tyre. Ministria e Shëndetësisë bën me dije për televizionin Telma se afati i skadencës është deri në fund të muajit shkurt dhe më pas do të fillojë procedura për asgjësimin e tyre.

Por nga aty ata sigurojnë se ka sasi të mjaftueshme të vaksinës në magazinë dhe dërgesat e reja priten në fund të javës së ardhshme.

Sasitë e para të 10 mijë vaksinave të dakorduara me Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç pritet të mbërrijnë në muajin mars, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.