SALLATAT E PAKETUARA NË QESE PLASTIKE

SALLATAT E PAKETUARA NË QESE PLASTIKE

Një studim Britanik thotë se qeset me sallatë jeshile dhe spinaq nuk janë edhe aq të sigurta në ruajtjen e vlerave ushqyese dhe vitaminave.  Ky studim vuri ne dukje se gjethet e prera të jeshillëqeve lëshojnë lëngje që mund të ushqejnë bakterin e salmonelës deri në 280 herë më shumë se sa uji i sterilizuar. Këto lëngje rrisin gjithashtu aftësinë e baktereve për tu ngjitur ne anët e qeses plastike.

Duke qene se jeshillëqet rriten afër tokës, kontaminimi me baktere është gjithnjë i mundshëm pavarësisht hapave që ndërmerren për të ulur rrezikun. Ky studim nuk thotë se  jeshillëqet duhen reduktuar ne dietë, por se duhet ndjekur praktika të sigurta të përgatitjes për të minimizuar rrezikun e helmimit nga ushqimi. Ajo çfarë mund të bëni:

  • Nëse blenë në qese të parapërgatitura sallatat sigurohuni që data e afatit skadues të jetë sa më e largët.
  • Evitoni qeset me gjethe që duken si të lagështa ose te dëmtuara.
  • Duhet ti ruani sallatat me jeshillëqe në frigorifer.
  • Para se t’i hani, ti pastroni me ujë te bollshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.