HEDHJA E PRODUKTEVE FARMACEUTIKE NË LUMENJ RREZIK PËR SHËNDETIN GLOBAL

HEDHJA E PRODUKTEVE FARMACEUTIKE NË LUMENJ RREZIK PËR SHËNDETIN GLOBAL

Ndotja e lumenjve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”, thuhet në një studim të Universitetit të Jorkut. Paracetamoli, nikotina, kafeina dhe ilaçet për epilepsi dhe diabet janë vërejtur më së shumti të hedhura në ambient. Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi kanë qenë në mesin e më të ndoturve.

Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe zonën e Amazonës, kanë qenë në gjendje shumë më të mirë. Tashmë dihet se medikamentet mund të ndikojnë në zhvillimin dhe prodhimin e peshqve prandaj shkencëtarët frikësohen se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektin e ilaçeve. Për studim janë marrë mostra nga 1,000 zona në më shumë se 100 shtete. Në më shumë se një çerek nga 258 lumenj janë gjetur ato që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë”, në nivele që konsiderohen jo të sigurta për organizma ujorë. Në raport është thënë se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të çojë në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar kështu efektin e ilaçeve dhe duke kërcënuar shëndetin global.

Leave a Reply

Your email address will not be published.