SHKENCËTARËT ZBULOJNË RRITJEN NATYRALE TË DHËMBËVE

SHKENCËTARËT ZBULOJNË RRITJEN NATYRALE TË DHËMBËVE

Për pjesën më të madhe të njerëzve vizita tek dentisti është një bezdi e nevojshme ndërkohë që në disa raste shndërrohet në një makth të vërtetë. Por në të ardhmen problemet me dhëmbët mund të jenë shumë të thjeshtësuara falë një studimi revolucionar japonez.

Një ekip shkencor i universitetit të Kyotos dhe Fukuit përmes një trajtimi gjenetik ka zbuluar se , bllokimi i gjenit USAG-1 përmes përdorimit të disa antibiotikëve që veprojnë specifikisht ndaj tij, lejon rritjen natyrale të dhëmbëve edhe kur ata të kenë rënë.

“E dinim që bllokimi i USAG-1 ndihmon në rritjen e dhëmbëve por nuk dinim ende sa e vërtetë ishte ajo”, deklaroi përgjegjësi i studimit, Katsu Takahashi.

Studimet kanë dhënë rezultate të papritura dhe të shkëlqyera tek minjtë dhe në një fazë të dytë edhe tek familja e mustelidëve, si qelbësit dhe furot, me dhëmbë më të ngjashëm me njeriun. Në të dy rastet, dhëmbët e rëna u rritën deri në formën origjinale. Plani i ardhshëm është eksperimentimi, tek gjitarë më kompleks si derrat dhe qentë që do të ishte pjesa para testimit tek njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.