SHKENCËTARI BRITANIK: NJERËZIT QË JANË ME GRIP DUHET TË IZOLOHEN PËR DISA DITË

Njerëzit që kanë të ftohtë ose grip duhet të izolohen për disa ditë, tha Sir Frank Atherton, një nga shkencëtarët kryesorë në Britani.

Atherton shton se kriza e virusit korona dhe gjithë kjo pandemi duhet ta bëjë popullin të mendojë “si sillemi ne si shoqëri” dhe se kushdo me një infeksion viral duhet të izolohet për të parandaluar përhapjen e infeksionit te të tjerët. Komentet vijnë në një kohë kur Britania po lufton me përhapjen e llojit Omicron. Sipas rregullave aktuale në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, kushdo që është pozitiv në Covid-19 duhet të karantinohet për të paktën shtatë ditë. Nëse pacienti rezulton negativ në test, ai mund të dalë nga izolimi pas gjashtë apo shtatë ditësh, ndërsa në Skoci periudha e detyrueshme e karantinës është të paktën 10 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.