PALPETË TË MBUSHURA ME MISH PULE

KREPA ME MISH PULE

Përbërësit:

  1. Qepë e madhe ose dy të vogla
  2. Një pulë
  3. 500 gramë ajkë
  4. Erëza
  5. Krepa ose palpetë

Përgatitja:

Marrim fillimisht një pulë dhe e ziejmë vetëm me krip. Pasi të zihet e ndajmë mishin nga eshtrat dhe e copëtojmë në kubikë të vegjël. Më pas marrim qepën dhe e grijmë imët. E fërgojmë në gjalpë dhe e shtojmë mishin e pulës të copëtuar paraprakisht. E fërgojmë mirë duke i shtuar një lugë supe rigon dhe e kriposim sa ka nevojë. Pasi ta largojmë nga zjarri i shtojmë edhe 300 gram ajkë. Krijojmë një masë të cilën do ta rendisim mbi shtresat e krepave. Paraprakisht kemi bërë rreth 30 krepa. E lyejmë një tepsi përreth 34 cm me gjalpë. Rendisim një shtresë krepa dhe më pas masën e mishit. Dhe vazhdojmë 4-5 herë këtë proces duke e përsëritur. Në fund e mbulojmë me krepa dhe e lyejmë përsipër me ajkën e mbetur. E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180 gradë për 15 minuta apo deri sa të skuqen.

 

Ju bëftë mirë!/Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.