SI TË ELEMINONI GËRHITJEN NATËN DHE SA MUND TË NDIKOJË USHQIMI?

SI TË ELEMINONI GËRHITJEN NATËN DHE SA MUND TË NDIKOJË USHQIMI?

Gërhitja është një problem shqetësues, jo vetëm për personin që i ndodh, por edhe për gjithë ata që janë afër tij. Gërhitja krijohet si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes ose nga prania e mishit të huaj në hundë.

Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet?

Gërhitja mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze e njohur si OSA, gjumë obstruktiv apnes. Kjo sëmundje është parë dhe analizuar nga specialistët e gjumit dhe nga kjo duhet të mësohet sesi të ndalet gërhitja. Për ato të cilët nuk gërhasin për shkak të kësaj sëmundjeje problemi nuk paraqitet aq serioz dhe për të ndaluar gërhitjen mund të merrni disa masa paraprake.

Si mund të kurohet gërhitja?

Nuk është se ka një mjekim universal për të gjithë. Në varësi të gërhitjes jepet edhe mjekimi, pra nga mënyra se si gërhijmë jepet edhe trajtimi i duhur.

Ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumohen para gjumit. Ka disa ushqime që parandalojnë gërhitjen.

Mjalti

Mjalti përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Mjalti lufton mukozën dhe ulcerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumoni një filxhan me qumësht të ngrohtë soje me mjaltë ose edhe një lugë çaji mjaltë.

Çaji

Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.

Uji

Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, gjuha ka tendencë të ngjitet lart drejt qiellzës dhe të bëjë atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit, shkruan telegrafi. Ndaj konsumoni 2-3 gota ujë të vakët para se të flini.

Erëzat

Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë, këshillon Living. Piperi i zi, piperi bardhë dhe i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që veprojnë në rrugët faringale dhe ato nazale. Prandaj nëse keni probleme me gërhitjen, është e këshillueshme të konsumoni sa më shumë vaj ulliri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.