VIDEO: SHPËRTHIM NË STAMBOLL 6 TË VRARË 53 TË PLAGOSUR

VIDEO: SHPËRTHIM NË STAMBOLL 6 TË VRARË 53 TË PLAGOSUR

Si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Taksimit në Stamboll, kanlë humbur jetën të paktën 6 persona. Këtë e ka bërë të ditur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, sipas të cilit 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit.

Erdogan tha se shpërthimi ishte sulm “i pabesë”, duke shtuar se keqbërësit do të ndëshohen. Sipas presidentit turk, katër persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital.

Erdogan, ka thënë se ka dyshime se shpërthimi në Stamboll ku vdiqën gjashtë persona dhe u plagosën 53 të tjerë mund të jetë akt terrorist.

Erdogan tha se një grua është si e dyshuar lidhur me sulmin.

Këto deklarime kreu i shtetit turk i bëri gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e G-20.

“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre”, tha Erdogan.

“Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve. Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhojnë. Hetimet tona si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin tonë dhe për kamerat atje vazhdojnë. Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar”, tha Erdogan.

Sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya.Yerlikaya, shpërthimi ndodhi në orën 16:20 në në bulevardin e frekuentuar Istikalal.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

Zona ku ndodhi shpërthimi është evakuuar, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë pësuar nga shpërtshimi në Stamboll

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se e ndjek situatën pas shpërthimit në Staboll. “Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence. Ju njoftojmë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar nga RMV që kanë kërkuar ndihmë”, thonë nga MPJ e RMV-së.

Poashtu nga MPJ bëjnë me dije se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit:

+905456149777 në Stamboll dhe

+38975273732 në Shkup.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.