VAKSINAT KUNDËR VIRUSIT KORONA TE FËMIJËT NËN MOSHËN 5 VJEÇARE

Vaksina e Pfizer kundër Covid 19 nuk rezultoi në prodhimin e imunitetit të fortë te fëmijët prej 2 deri në 5 vjeç

Nga një testim i publikuar gjatë javës thuhet se një dozë 3-mikrogram e vaksinës Pfizer-BioNTech nuk krijoi imunitet adekuat për fëmijët mes moshës 2 dhe 5 vjeç për ti mbrojtur ata nga Covid 19. Kompanitë tanimë kanë publikuar se po vazhdojnë me testimet klinike, për një dozë të tretë të vaksinës për fëmijët e moshës prej 6 muajsh deri në 5 vjeç.

Rezultatet e testimeve treguan se pas dozës së 2 të vaksinës 3-mikrogramshe, që është 1/10 e dozës së të rriturve, fëmijët mes moshës 6 muaj deri në 2 vjet kishin krijuar një sistem imunitar të fuqishëm duke e krahasuar me atë të një adoleshenti 16 – 25 vjeçar. Megjithatë, fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjet nuk arritën të krijonin një sistem imunitar të tillë.

Në SHBA shumë prindër kishin shpresë për një vaksinë e cila do të ishte efikase për fëmijët ndër moshën 5 vjeçare të cilët ende mbeten të pambrojtur nga virusi. Por me vazhdimin e hulumtimeve thuhet se vaksinat janë afër finalizimit. Kompanitë e vaksinave kanë kërkuar autorizimin e FDA-s në gjysmën e parë të vitit 2022.

Kur do të jetë kovid vakcina gati për fëmijët me moshës 2 deri më 5 vjet?

Nga fillimi i muajit dhjetor është aprovuar aplikimi i vaksinës Pfizer për përdorim emergjent te fëmijët e moshës prej 5 deri më 11 vjeç, ndërsa në SHBA më shumë se 4 milion fëmijë të kësaj grupmoshe kanë marrë të paktën një dozë.

Në bazë të prezantimit të Pfizer i tregon ku theksohen datat potenciale për miratimet rregullative dhe rezultatet e datave nga testimi shënohet se të dhënat nga testimi i vaksinës për fëmijët e moshës 2 deri më 5 vjet do të publikohen në çerekun e katërt të vitit 2021.

Për miratimin e rregullores për vaksinat e asaj grupmoshe, dhe autorizimin nga administrata e ushqimeve dhe barnave (FDA) nga Pfizer parashikojnë një afat kohor deri nga gjysma e parë  e vitit 2022. Kjo do të thotë se vaksinat për fëmijët me moshë prej 2 deri më 5 vjet do të jenë te gatshme në pranverë ose në fillim të verës së vitit 2022.

Kur do të jenë vakcinat të gatshëm për fëmiët me moshë 6 muaj deri më 2 vjet?

Për fëmijët nën moshën 2 vjeçare, Pfizer pret ti ketë rezultatet gati gjysmën e parë të vitit 2022. Kompania pret miratimin e rregullores për vaksinën për këtë grupmoshë të jenë gati në pjesën e dytë të vitit 2022.

Përse vakcinat për fëmijët më pak se 5 vjet po marin kaq shumë kohë për tu bërë?

Kompania Pfizer është më përpara me hulumtime në krahasim me 3 prodhuesit tjerë të vaksinave në testimet klinike për këtë grupmoshë, por Moderna parashikohet që të aplikojë për aprovimin e vaksinën pediatrike për fëmijët e moshës mes 5 dhe 11 vjeç së shpejti. Por kjo po merë shumë kohë, thotë Dr. Fataneh Majlessipour. Sipas tij testimet pediatrike mund të ndodhin vetëm pasi që një vaksinë konsiderohet e sigurt dhe efektive në laborator, pastaj në kafshë dhe në fund tek të rriturit.

Një factor i cili ka vonuar studimet për fëmijët që kanë më pak se 5 vjet është se merr kohë për tu treguar se cila dozë do të jetë e sigurt dhe do të krijojë reagim të fuqishëm të antitrupave tek fëmijët më të vegjël, të cilët tentojnë të kenë një sistem imunitar të fortë në përgjithësi. Disa hulumtime lidhin funksionin e një imuniteti më të fortë me vaksinat e tjera të fëmijërisë që marrin fëmijët nga një moshë e re.

FDA ka kërkuar nga Pfizer dhe Moderna të zgjerojnë testimet dhe hulumtimet e tyre për tu fokusuar në shqetësimet për myocarditis që mund të paraqiten i cili është një lloj i rrallë i inflamacionit të zemrës. Nga testimet e Pfizer tek 2200 fëmijë të moshës prej 5 deri më 11 vjeç nuk kishte asnjë rast të myocarditis. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), rreziku nga myocarditis është 37 herë më i lartë te fëmijët me kovid sesa tek fëmijët e grupmoshës së njëjtë të pa infektuar.

Burimi www.motherly.ly përshtatur nga www.ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.