ZBULONI NËSE KENI MUNGESË TË HEKURIT, SHKAKU KRYESOR I MUNGESËS SË ENERGJISË

ZBULONI NËSE KENI MUNGESË TË HEKURIT, SHKAKU KRYESOR I MUNGESËS SË ENERGJISË

Hekuri është një nga mineralet më të rëndësishme të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit. Trupi e përdor atë gjatë prodhimit të hemoglobinës – një substancë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit përmes gjakut në çdo qelizë të trupit tonë, veçanërisht në organet vitale – trurin, zemrën, mushkëritë dhe mëlçinë.

Një rol tjetër i rëndësishëm i hekurit është prodhimi i mioglobinës, një pigment thelbësor i muskujve që transporton oksigjenin në muskuj, duke siguruar energjinë e nevojshme për aktivitetin fizik. Ja sa i rëndësishëm është hekuri!

Një mënyrë se si und ta kontrolloni mungesën e hekurit në gjak është të zgjasni krahët përpara jush me pëllëmbët e kthyera lart dhe shtrini ose përhapni gishtat. Nëse palosjet e pëllëmbës tuaj janë me ngjzra të lehta në krahasim me ngjyrën e lëkurës suaj kjo mund të tregojë qarkullim të dobët të shkaktuar nga nivelet e ulëta të hekurit në gjak. Ndryshe këtë e tregon edhe rrënja më e bardhë e thoit dhe ngjyra e zbehtë e vijës së brendshme të qepallës së poshtme.

Mënyra më e mirë për të mposhtur aneminë është të hani sa më shumë ushqime të pasura me hekur, si shega, domatja, susami, spinaqi, panxhari, brokoli, soja, midhjet, hurmat, fiqtë dhe vera e manaferrës. Anemia mund të konfirmohet vetëm me një analizë gjaku, kështu që nëse vëreni këto simptoma, shkoni te mjeku dhe bëni një analizë gjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.