MËNGJESI ËSHTË I DOMOSDOSHËM, POR SHMANGNI KËTO KATËR PRODUKTE NË BARKUN E ZBRAZËT

MËNGJESI ËSHTË I DOMOSDOSHËM, POR SHMANGNI KËTO KATËR PRODUKTE NË BARKUN E ZBRAZËT

A ndjeheni keq ndonjëherë kur zorrët ju lëshojnë tinguj, ju mundon diçka nga brenda ndërsa tretja zgjat me orë të tëra.

Nëse ndonjëherë ose shpesh keni probleme me stomakun dhe tretjen përpiquni t’i shmangni këto ushqime në stomakun bosh!

Perime të papërpunuara

Perimet e papërpunuara janë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale. Megjithatë, nuk rekomandohet për mëngjes sepse perimet e papërpunuara janë një sfidë e vërtetë për tretjen, veçanërisht kur konsumohen në stomakun bosh.

Kosi

Nëse keni stomak të ndjeshëm, një mëngjes me kos vështirë se mund të jetë i mirë. Gjegjësisht, kosi përmban acide laktike të shëndetshme, të cilat për fat të keq nuk arrijnë në zorrë sepse stomaku i zbrazët i vret ato me acidin e tij. Çfarë ndihmon? Mjafton të konsumoni disa arra, një copë avokado ose diçka të lehtë vetëm që stomaku juaj të mos jetë bosh.

Banane

Një banane në stomak bosh papritmas rrit nivelin e sheqerit në gjak por gjithashtu bie shumë shpejt. Kjo mund të rezultojë në periudha të papritura urie gjatë ditës.

Agrumet

Një gotë me lëng portokalli të saposhtrydhur? Tingëllon e shëndetshme por në stomak bosh mund të shkaktojë urth. Përjashtim bën vetëm uji i përzier me limon sepse lëngu i limonit është mjaft i holluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.