HARRESA, SIDOMOS E EMRAVE SHUMË HERË NA VË NË POZITË TË SIKLETSHME

HARRESA SIDOMOS E EMRAVE SHUMË HERË NA VË NË POZITË TË SIKLETSHME

Shpesh ndodhemi në vështirësi për mos mbajtjen mend të emrave të njerëzve. Kjo nuk ndodh vetëm me emrat por dhe me fjalët e tjera.

P.sh, kur ju s’e mbani mend konceptin por nuk mund të gjeni etiketimin e saktë gjuhësor për të. Këto harresa ndodhin edhe me fjalët dhe emrat më të njohur apo dëgjuar. Fjalët që harrohen më shumë janë emrat e përveçëm dhe emrat e objekteve. Kjo harresë mund të zgjasë nga disa sekonda në minuta ose edhe orë. Kjo mund të bëhet goxha bezdisëse. Të moshuarit e përmendin shpesh problemin e harresës së fjalëve kur pyeten për bezdisjet e pleqërisë. Në raste të tilla, një person është i sigurt se e di fjalën që po kërkon. Mund të duket sikur termi i duhur është në majë të gjuhës, por për disa arsye nuk e kujtojmë dot, të paktën në atë moment. Në fakt, psikologët u referohen përvojave të tilla si ‘maja e gjuhës’ ose tip-of-the-tongue (TOT).

Por a është vërtet një fenomen shqetësues?

Studimi i TOT paraqet sfida të caktuara për psikologët që duan të kuptojnë se si dhe pse ndodh një gjendje e tillë. Ngjashëm me astronomët që studiojnë fenomene të menjëhershme si supernovat, studiuesit e dinë që gjendja TOT do të ndodhë me patjetër por jo saktësisht kur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.