HORMONI I CILI NGADALËSON PROCESIN E DOBËSIMIT, LUHAT EMOCIONET DHE NDIKON NË SJELLJE AGRESIVE TE GRATË

HORMONI I CILI NGADALËSON PROCESIN E DOBËSIMIT, LUHAT EMOCIONET DHE NDIKON NË SJELLJE AGRESIVE TE GRATË

Nëse ndjeheni shpesh në humor të luhatur , emocione të përziera apo jeni nervoze pa arsye duhet kontrolluar hormonet. A ndjeni se keni PMS të rëndë, vuani nga fryrjet e stomakut, kapsllëk apo diarre?

Arsyeja për të gjitha këto ankesa mund të jetë një nivel i ngritur i kortizolit, një hormon i çliruar në një gjendje stresi që ndikon në gjëndrën mbiveshkore.

Ky hormon luan një rol të rëndësishëm në trup. Ai rregullon sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut, lehtëson proceset inflamatore dhe është i nevojshëm për një metabolizëm të shëndetshëm. Trupi monitoron vazhdimisht nivelin e kortizolit dhe përpiqet ta mbajë atë të qëndrueshëm. Nuk është mirë kur është shumë i lartë ose shumë i ulët.

Kortizoli matet duke analizuar gjakun, urinën ose pështymën. Niveli i tij është më i lartë herët në mëngjes dhe zvogëlohet gjatë ditës dhe më i ulëti është rreth mesnatës. Ky ritëm ndryshon nëse një person punon në turnin e natës dhe fle në orare të ndryshme gjatë ditës.

Një nivel normal i kortizolit është 10 deri në 20 mikrogramë për decilitër (mcg/dl) në mëngjes nga ora 6 deri në 8 të mëngjesit dhe 3 deri në 10 mcg/dl rreth orës 16:00. Një nivel i ngritur i kortizolit çon në një rritje të peshës trupore, dhe obeziteti është veçanërisht i dukshëm në zonën e barkut, si dhe në fytyrë. Në pjesën e shpatullave vërehen depozitime dhjamore dhe në stomak mund të shfaqen strija.

Sheqeri i lartë i gjakut dhe presioni i gjakut janë të zakonshme dhe shfaqet edhe osteoporoza. Për të ulur nivelet e kortizolit është e rëndësishme të bëni gjumë të rregullt, të shëndetshëm dhe të thellë.

Gjithashtu, duhet të ushtroheni rregullisht dhe të kontrolloni stresin, me ndihmën e stërvitjes autogjene, jogës, meditimit dhe teknikave të tjera relaksuese. Frymëmarrja e thellë stimulon sistemin nervor parasimpatik i cili shtyp nivelin e kortizolit.

Dieta më e mirë kundër stresit është dieta mesdhetare, duhet të hani sa më shpesh peshk, perime, fruta dhe yndyrna të shëndetshme. Rekomandohen ushqime që përmbajnë vitamina të grupit B, veçanërisht B12, përkatësisht viçi, pula dhe vezët.

Krahas vajit të ullirit, yndyrat e mira gjenden edhe te toni, sardelet dhe arrat. Magnezi do të ndihmojë gjithashtu trupin të reduktojë stresin dhe kortizolin i cili gjendet në çokollatën e zezë, bananet, spinaqin dhe farat e kungujve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.