KA DISA FAKTORË QË NDIKOJNË NË DËMTIMIN E SHIKIMIT

KA DISA FAKTORË QË NDIKOJNË NË DËMTIMIN E SHIKIMIT

Një grumbull faktorësh, duke përfshirë gjenetikën, moshën dhe stilin tuaj të jetesës mund të ndikojnë në shikimin tuaj. Derisa njerëzit mund të korrigjojnë shikimin e tyre duke marrë vetëm një palë syze ose lente kontakti, ata priren të injorojnë hapat e tjerë që janë thelbësorë për t’u kujdesur për shikimin e tyre. Është e lehtë të zhvillohen zakone të këqija që mund të kontribuojnë në shikimin e dobët, në këtë kohë kur jeni të rrethuar nga ekranet. Sipas një raporti të OBSH-së, të paktën 2.2 miliardë njerëz në mbarë botën, kanë një dëmtim të shikimit nga afër ose në distancë. Në të paktën 1 miliard, ose pothuajse gjysmën e këtyre rasteve, dëmtimi i shikimit mund të ishte parandaluar ose ende nuk është adresuar.

JA RASTET KUR JU MUND TË DËMTONI SHIKIMIN TUAJ:

  1. Përdorimi i tepërt i smartfonëve – Telefonat inteligjentë mund të tendosin shikimin dhe të shkaktojnë probleme me shikimin, nëse i përdorni për orë të tëra në ditë, veçanërisht nëse përpiqeni të lexoni shumë shpesh tekste të vogla në ekranet e telefonit tuaj celular. Ashtu si telefonat inteligjentë, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ekraneve të laptopëve, gjithashtu mund të dëmtojë sytë tuaj, pasi drita e emetuar nga këto ekrane mund të shkaktojë tharje të syve, dhimbje koke dhe lodhje të syve. Ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve mund të shkaktojë shikim të paqartë.
  2. Pirja e duhanit – Ndonëse ka shumë arsye që nuk duhet të pini duhan, duke përfshirë rritjen e rrezikut të kancerit të fytit dhe mushkërive, ju duhet të keni kujdes, pasi mund të shkaktojë edhe probleme me shikimin. Pirja e cigareve dhe formave të tjera të duhanit, është e lidhur me sëmundje serioze si degjenerimi makular dhe katarakti, që mund të çojnë edhe në verbëri.
  3. Mos mbajtja e syzeve të diellit –Nëse nuk mbani syze dielli rregullisht ndërsa dilni jashtë, atëherë ju po i ekspozoni sytë tuaj ndaj rrezeve ultravjollce. Këto rreze të dëmshme mund të shkaktojnë probleme me shikimin, si dhe të shkaktojnë probleme të tjera të shikimit, si degjenerimi makular dhe kanceri i syve. Edhe nëse mbani lente kontakti, syzet e diellit mund të veprojnë si një pengesë midis syve tuaj dhe ajrit të jashtëm, i cili mund të jetë i ngarkuar me ndotës të dëmshëm.
  4. Fërkimi i shpeshtë i syve – Duhet të shmangni tundimin e fërkimit të syve, pavarësisht se sa shumë dëshironi ta bëni këtë. Arsyeja është se ju mund të dëmtoni sipërfaqen e jashtme të syve tuaj, duke shkaktuar ndjesi pickimi dhe djegieje, përveç përhapjes së papastërtive dhe baktereve në sytë tuaj. Fërkimi i shpeshtë i syve mund të shkaktojë gjithashtu dobësimin e kornesë, gjë që mund të shkaktojë përkeqësim të pakthyeshëm të shikimit.
  5. Përdorimi i pikave të syve pa konsultimin e mjekut – Njerëzit e kanë zakon të përdorin pika për sy pa u konsultuar me mjekun e tyre. Përdorimi i tepërt i pikave të syve pa konsultimin e duhur, mund të dëmtojë sytë tuaj. Nëse sytë ju duken të kuq, atëherë mos u frikësoni dhe hidhni pika, pasi skuqja e syve është shumë e zakonshme pas një nate pa gjumë ose orëve të gjata të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.