NGJALL KURRESHTJE TE ADHURUESIT E FILMIT TRAILERI I “HOUSE OF GUCCI”

Ka më pak se një muaj që na ndanë nga premiera e “House of Gucci”, e planifikuar për 24 nëntor në kinematë botërore, dhe me atë çka kemi parë deri më tani, jemi duke numëruar ditët me padurim! Interesimi për filmin rezulton të jetë tejet i madh, me zbulimin e trilerit të parë, por edhe nga trileri i ri, shumë më emocionues se i pari. Nga ajo çka shohim, kasti i aktorëve është mjeshtëror. Adam Driver si Maurizio Gucci, Lady Gaga si gruaja e tij Patricia luajnë rolin kryesor, por Al Paçino dhe Jared Leto janë po aq mbresëlënës…

Në film njashtu do të shohim edhe të mrekullueshmen Selma Hayek dhe Jeremy Irons. Shumë komentues parashikojnë “Oscar” për Lady Gaga në rolin e saj, i cili vetëm ushqen kurreshtjen dhe padurimin. Aksioni zhvillohet në vitin 1995, pas ngjarjes që tronditi Italinë – vrasja e Maurizio Gucci-t, me urdhër të bashkëshortes së tij Patricia, për të cilën ajo do të qëndrojë në burg për 16 vjet ku edhe do t’i vihet nofka “Vejusha e zezë”. Filmi është drejtuar nga Ridley Scott dhe është një adaptim i librit me të njëjtin emër të Sarah Gay Forden.

Leave a Reply

Your email address will not be published.