RRJETET SOCIALE SHKAK I DIVORCEVE

RRJETET SOCIALE SHKAK I DIVORCEVE

Portali “Yourtango” shkruan për ndikimin jo edhe aq të mirë të rrjeteve sociale në martesat. I konceptuar fillimisht si një vend për të postuar foto të kohëve të mira dhe për të gjetur miq të humbur prej kohësh, Facebook është bërë “fajtori” i shumë divorceve. Për të mos përmendur se sa njerëz e përdorin këtë rrjet social për të gjurmuar ish-partnerët e tyre.

Gjatë vitit 2018, në Britaninë e Madhe, një portal që merret me ndarjet zbuloi se deri në 20 për qind të divorceve përmbajnë termin “Facebook”, që do të thotë se ky rrjet social ka qenë shkaku i ndarjes. Vetëm pak vite më vonë, kjo përqindje u rrit në 33 për qind.

Nuk është për t’u habitur që arsyeja numër një për divorc ishte përgjithësisht “përmbajtja e papërshtatshme e mesazheve të dërguara një personi tjetër të seksit të kundërt”. Një tjetër arsye për divorc është miqësia me të huajt dhe vendosja e kontakteve në formën e mesazheve private. Facebook vërtet na e ka lehtësuar kontaktin me cilindo person që ka një profil në këtë rrjet social dhe kështu i ka çuar njerëzit në tundime të ndryshme.

Rreth 10,000 çifte ndahen çdo vit dhe kjo ndodh pas një mesatareje prej 13 vitesh jetë së bashku.

Arsyeja është kryesisht mungesa e komunikimit të hapur, të rinjtë sot nuk kanë asnjë tolerancë dhe motiv dhe një martesë e mirë kërkon diçka që nuk mund të blihet me para, përkatësisht: dashuri, respekt, ndershmëri, dashuri dhe tolerancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.